Kërko

 Santissimo Nome di Gesu Santissimo Nome di Gesu 

Shenjtorët e javës 3 -10 janar

E diel 3 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të pas Krishtlindjes, gjithnjë më 3 janar bie festa e Emrit të Shenjtë të Jezusit. U nderua dhe lëvdua nga Kisha qysh në shekujt e parë, por vetëm në shekullin XIV u zhvillua kulti liturgjik.

R.SH. - Vatikan

E diel 3 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të pas Krishtlindjes, gjithnjë më 3 janar bie festa e Emrit të Shenjtë të Jezusit. U nderua dhe lëvdua nga Kisha qysh në shekujt e parë, por vetëm në shekullin XIV u zhvillua kulti liturgjik. Shën Shën Bernardini, me ndihmën e vëllezërve të vet, e përhapi shumë këtë devocion, që më në fund u bë festë liturgjike. Në vitin 1530 Papa Klementi VII e autorizoi urdhrin françeskan të recitonte Shërbesën e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Papa Shën Gjon Pali II e vendosi edhe një herë këtë festë më 3 janar në Kalendarin Romak.

Po më 3 janar, kalendari përkujton edhe shën Anterin, papë, shën Gjenovefën, virgjër. Të ngazëllejmë në Zotin, shpëtimi ynë. Na bekoftë Zoti me dritën e fytyrës së vet.

Të hënën më 4 janar, kalendari kalendari përkujton shënjtorët Ermete e Kajo, të Lumen Anxhela nga Folinjo.

Të martën më 5 janar, kalendari përkujton shën Eduardin, mbret të Anglisë, e shën Gjonin Njuman, ipeshkëv të Filadelfisë.

Të mërkurën më 6 janar, Kisha do të kremtojë solemnitetin e Dëftimit të Zotit. Dëftimi i Zotit  apo Epifania është festë e ngjalljes, sepse përmbushet plotësisht në ngjarjet e Pashkëve. Kështu, dëftimi i Zotit para Mbretërve Dijetarë, duket si akti i parë i vazhdimësisë së dëftimit dhe dukjeve, që përshkojnë gjithë jetën tokësore të Jezusit. Ai, drita e botës, është caku i fundmë i historisë, pikarritja e daljes, fundi i udhës providenciale të shëlbimit, që arrin kulmin me vdekjen, ngjalljen dhe ngjitjen e Tij në qiell. Prandaj, në solemnitetin e Dëftimit të Zotit, liturgjia parashikon edhe Kumtimin e Pashkëve, sepse Viti liturgjik përmbledh gjithë shëmbëlltyrën e historisë së Shëlbimit, në qendër të së cilës është Treditëshi i Zotit Jezu Krisht të kryqëzuar, të varrosur e të ngjallur.

Të enjten më 7 janar, kalendari kishtar përkujton shën Krispinin, shën Rajmondin e shën Kirin.

Të premten më 8 janar, kalendari kishtar përkujton shën Severinin e Norçës, shën Lorenc Justinianin.

Të shtunën më 9 janar, kalendari kishtar përkujton shën Marçelinin, shën Adrianin, shën Fillanin.

Të dielën e ardhshme më 10 janar, Kisha katolike do të kremtojë Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Gjithnjë më 10 janar, kalendari përkujton shën Gregorin nga Nisa. Pagëzimi i Krishtit është dëftimi i misionit të tij në botë. Ati Qiellor shpall dashurinë e tij për Të. Shpirti i Shenjtë e shndrit me dritën e vet. Jezusi “i zhytur” në ujë nga shën Gjon Pagëzuesi, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, do të na “zhysë” edhe ne në jetën e amshuar.

 

03 janar 2021, 12:45