Kërko

Nunci ri apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi vizitoi Kishёn dioqeze tё Sapës Nunci ri apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi vizitoi Kishёn dioqeze tё Sapës 

Nunci ri apostolik në Shqipëri, Imzot Bonazzi vizitoi Kishёn dioqezane tё Sapës

Me ftesën e ipeshkvit të Sapёs, Imzot Simon Kullit, Nunci i ri apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, vizitoi Kishёn dioqezane tё Sapës. Ishte një vizitë familjare, pa protokoll, e njё rast pёr t’u njohur nga afёr u me këtë Kishё dioqezane sa të lashtë aq edhe me vlera historike ndër shekuj.

R.SH. - Vatikan

Me ftesën e  ipeshkvit të dioqezёs sё Sapёs, Imzot Simon Kullit, Nunci i ri apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, para pak ditëve vizitoi Kishёn dioqezane tё Sapës. Ishte një vizitë miqësore e familjare, pa protokoll,  pra njё rast pёr t’u njohur nga afёr u me këtë Kishё dioqezane sa të lashtë aq edhe me vlera historike e mision të shenjtë ndër shekuj.

Kujtojmё Papa Françesku e ka emёruar Imzot Lugi Bonazzin përfaqësues diplomatik tё Selisё sё Shenjtë në Shqipëri mё 10 dhjetor 2020. Shkelqёsia Tij Imzot Luigi Bonazzi mbërriti në aeroportin "Nënë Tereza" të Tiranës më 28 dhjetorin e kaluar, ku u mirëprit nga një Delegat i Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme tё Shqiopёrisё, nga prelatët e Kishës Katolike shqiptare, përfshirë SH.T. Imzot George Frendo, O.P., kryeipeshkёv Metropolit i Tiranës-Durrësit e President i Konferencës Ipeshkёvnore, nga stafi diplomatik i Përfaqësisë Papnore nё Tiranё, Mons Romanus Mbena e Mons Giuseppe Commisso, dhe nga Presidenti i Konferencës së Eprorëve të Mëdhenj. Shkëlqesia e Tij Imzot Luigi Bonazzi ende ёshtё nё pritje tё paraqitujes sё Letrave Kredenciale pranё Prezidencёs sё Shqipёrisё.

Mё 10 janarin a kaluar, nё festën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit, pёrmes bashkёkremtimit solemn tё Meshës, me pjesëmarrjen e Episkopatit tё Kishёs katolike tё Shqipërisë, në Katedralen e Shёn Palit Apostull nё kryeqytet, kryeipeshkvi imzot Luigi Bonazzi u prezantua para popullit tё Zotit nё Tiranё si Nunc i ri Apostolik nё Republikën e Shqipërisë. Po t’i kthehemi vizitёs sё Imzot Luigi Bonazzi pranё Kishёs sё Sapёs e nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit…

Nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit

NUNCI APOTOLIK IMZOT LUIGI BONAZZI VIZITON DIOQEZËN E SAPËS

Me ftesë të ipeshkvit të vendit, Imzot Simon Kulli, para pak ditëve Nunci i ri apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, vizitoi Dioqezën e Sapës. Kjo vizitë ishte një vizitë miqësore dhe familjare pa protokoll, duke u prezantuar me këtë dioqezë sa të lashtë aq edhe me vlera historike ndër shekuj.

Vizita e Nuncit Apostolik u prit nga i gjithë kleri dhe asamblea dioqezane e Sapës, e cila shprehi mirënjohjen për praninë e përfaqësuesit të Atit të Shenjtë në mesin e tyre, dhe u njohën më nga afër me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Bonazzi.

Në fillim Imzot Simoni i uroj mirëseardhjen duke e falenderuar edhe për praninë e tij në mesin e Sapës, ku më pas I prezantoi të gjithë klerin dhe bashkëpunotërt e tij me të cilët drejton këtë dioqezë, që përpiqet të jetë sa më afër me besimtarët e saj me të gjitha shërbimet shpirtërore, sociale dhe shoqërore.

Vetë Nunci Apostolik, Imzot Bonazzi shprehi fjalët e tij të ngrohta që gjendet në këtë dioqezë, ku pak nga pak do filloj ta njoh edhe më mirë në të ardhmen – tha ai. Uroj që çdo gjë të kalojë sa më mirë edhe për shkak të situatës së pandemisë në të cilën ndodhemi, dhe premtoi se vizitat e tij do të jenë edhe më të shpeshta.

Me porositë dhe bekimin e tij të shenjtë u mbyll gjithë takimi, ku pasoi edhe me drekën vëllazërore.

Violeta Marashi

18 janar 2021, 14:50