Kërko

Mons Mark Sopi vescovo del Kosovo Mons Mark Sopi vescovo del Kosovo  

Meshё nё Prishtinё për Imzot Mark Sopin nё 15 vjetorin e vdekjes

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё përkujton ipeshkvin e kёtij komuniteti imzot Mark Sopi, nё 15-vjetorin e vdekjes. Pёr kёtё rast, mё 11 janarin e kaluar Mesha kremtuar nё Katedralen Shёn Nёnё Tereza nё Prishtinё iu kushtua shpirtit, jetёs e veprёs sё imzot Mark Sopit

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё përkujton ipeshkvin e kёtij komuniteti imzot Mark Sopi, nё 15-vjetorin e vdekjes. Pёr kёtё rast, mё 11 janarin e kaluar Mesha kremtuar nё Katedralen Shёn Nёnё Tereza nё Prishtinё iu kushtua shpirtit, jetёs e veprёs sё imzot Mark Sopit.  Me kёtё rast u hap edhe njё ekspozitë  fotografike kushtuar Imzot Mark Sopit, nёn kujdesin e fotografit Sali Cacaj.

Me 15 janar tё ardhshёm, njoftoi famullitari i Prishtinës, dom Fatmir Koliqi, nё Kripten Katedrales, nё Prishtinё, do tё behet rivarrimi i eshtrave te Imzot Mark Sopit, qё vijnë nga Kisha e Binqes, ku eshte i varrosur. Po mё 15 janar do tё përurohen shtatoret e Presidentit Rugova dhe tё  veprimtarit prof. Anton Çettës para Katedrales ‘’Shën Nënë Tereza ‘’n ë Prishtinë. Mё hollёsisht nga Prishtina informon Rabie Ibraj...

Nga Prishtina informon Rabie Ibraj

Mesha mbrëmësore e 11 janarit kryesisht iu kushtua jetës e veprës se ipeshkvit te Kosovës Imzot Mark Sopit, nё 15 vjetorin e kalimit nё amshim. Ipeshkvi Mark Sopi gjithe jeten  ia kushtoi Zotit, Kishes dhe popullit te tij, e sidomos Kosova e njeh si kontribues te madh te çështjes kombëtare dhe shtet formimit te Kosovës.  

Kete meshe te pershpirteshme, ne katedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, e kremtoi mons. Lush Gjergji ne bashkemeshim me famullitarin e Prishtines, dom Fatmir Koliqin, ne prani te meshtareve, motrave, familjareve te Imzot Mark Sopit, e besimtareve ne numer te konsiderueshem.

‘’Ne, kete meshe qe po e kremtojme per shpirtin e tij, ta falenderojme Zotin qe imzot Mark Sopin e patem  fillimisht meshtar, e me pas per afro dhjete vjete bari grigje, ipeshkev, i cili ne nje gjendje jo te lehte qe gjendej populli yne, para, gjate dhe pas luftes, megjithate ai i mbeti besnik deri ne vdekje, Zotit, Kishes Katolike dhe Popullit Shqiptar. E, per keto te mira ne lutemi qe Zoti ta shperblej me amshim!’’ tha ne fillim te meshes mons. Lush Gjergji.

Ai ne vazhdim duke shpalos historine biblike te popullit tone tha: ‘’Ne kemi nje histori te mrekullueshme dy mije vjecare te Kishes Katolike te popullit ilir, arberore e me pas popullit shqiptar. Ne te vertete te paret tane prej Shen Palit e nxenesve te tij, Shen Florit e Laurit, Shen Niketes, Shen Jeronimit e deri te koha e veshtire martire e Imzot Pjeter Bogdanit, e thuajse deri ne ditet tona, Kisha Katolike ka potencial te figurave, te njerezve, te emrave te njohur si e madhja Nene Tereza, pastaj meshtare te ndryshem e ipeshkvij si imzot Nike Prela, e imzot Mark Sopi qe po e kujtojme sot, e te tjere, te cilet per besnikeri e dashuri ndaj Zotit flijuan cdo here dhe na lane testamente shpirterore. Ata edhe nga amshimi, nga varret, na flasin e na therrasin qe ti mbesim besnik te Madhit Zot e Fjales se Tij’’.

Pas meshes tha mons. Lush Gjergji, do te kemi mundesi ta shikojme ekspoziten me fotografi te Imzot Mark Sopit, te cilat na ndihmojne qe te kemi nje komunikim me te.

Ne katedralen ‘’Shen Nene Tereza ‘’ jane ekspozuar 60 fotografi, nen perkujdesjen e fotografit Sali Cacaj, e ne te cilat jane prezantuar takime te ndryshme te imzot Mark Sopit, qe nga koha e studimeve, jeta meshtarake, shugurimi i tij ipeshkev nga Papa Gjon Pali Dyte, takime me Nene Terezen, pastaj me kardinaj e ipeshkvij, takime me veprimtare e fetare nga pajtimet ne Kosove, takime me personalitete te larta nderkombetare gjithnje ne angazhim te lirise, pavaresise dhe shtetit te Kosoves, takime me presidentin Rugova te cilet bashkerisht e kane vu gurthemelin e Katedrales ‘’Shen Nene Tereza’’, ne Prishtine, e takime e ngjarje tjera te ipeshkvit.

Ekspozita do te jete e hapur deri te premten me 15 Janar, ku siq njoftoi famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, ne katedrale, perkatesisht ne Kripten e saj, do te behet rivarrimi i eshtrave te Imzot Mark Sopit, qe do te sillen nga Kisha e Binqes, ku eshte i varrosur. Kesaj ceremonie do ti paraprije perurimi i vendosjes se shtatoreve te Presidentit Rugova dhe veprimtarit prof. Anton Cettes para katedrales ‘’Shen Nene Tereza ‘’ne Prishtine. 

12 janar 2021, 17:13