Kërko

Vatican News
Pasojat e tërmetit në Kroaci Pasojat e tërmetit në Kroaci  (ANSA)

Tërmeti në Kroaci: kardinali Bozanic kërkon “Solidaritet për të dëmtuarit”.

Thirrje për solidaritet ndaj të dëmtuarve nga tërmeti, “që zemra njerëzore të hapet, për të bërë mirë” . E bën kryeipeshkvi i Zagrebit, duke kërkuar që “Në këtë provë të lindë një shpresë e re”.

R. SH. - Vatikan

Thirrje për solidaritet ndaj të dëmtuarve nga tërmeti, “që zemra njerëzore të hapet, për të bërë mirë” . E bën kryeipeshkvi i Zagrebit, këtë thirrje, pas tërmetit shkatrrimtar prej 6,2 ballësh, që lëkundi kryeqytetin dhe zonën  e Sisakut, duke shkaktuar vdekje, plagosje e dëme të rënda materiale:

“Në këtë provë duhet të lindë një shpresë e re, që bëhet e  dukshme në mënyrë të veçantë në kohë të vështira. Thirrja ime për solidaritet është posaçërisht për familjet, fëmijët, të rinjtë, pleqtë e të sëmurët” - shton. Kardinalivendosi t’u dërgojë ndihmë urgjente njerëzve të dëmtuar nga tërmeti, asistencë që do të furnizohet përmes Karitasit të kryedioqezës së Zagrebit që do të arrijë  në dioqezën e Sisak për nevojtarët.  Hirësia e Tij  flet, në një video, publikuar në kanalin e internetit të kryedioqezës së Zagrebit duke theksuar se  figurat tregojnë qytetin Petrinja të shkatërruar, ashtu si edhe Sisakun e gjithë zonën”. “Shumë njerëz mbetën pa strehë. Me këtë duhet të merremi tani - nënvizon imzot Bozaniç - i cili flet për dëme edhe në Zagreb, por duke nënvizuar se duhet menduar më parë për Sisakun, që është zona më e dëmtuar”.

30 dhjetor 2020, 13:50