Kërko

Vatican News
2020.04.09 Messaggio Pasqua 2020 mons. George Frendo - Albania 2020.04.09 Messaggio Pasqua 2020 mons. George Frendo - Albania 

Imzot Frendo qeverisё sё Tiranёs, mos na e ndaloni Krishtlindjen

Ipeshkvijtё e Kishёs katolike tё Shqipёrisё reagojnё ndaj “vendimit tё ri – tё papritur e tepёr tё vonuar - të Komitetit të Ekspertëve” të qeverisё sё Tiranёs, “rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare, që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht Natën e Krishtlindjes”. Ky ndryshim Ipeshkvijve tё Shqipёrisё u duket i nxituar e diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtё e Kishёs katolike tё Shqipёrisё reagojnё ndaj “vendimit tё ri – tё papritur  e tepёr tё vonuar - të Komitetit të Ekspertëve” të qeverisё sё Tiranёs, “rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare, që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht Natën e Krishtlindjes”.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, Ipeshkvijve tё Kishёs katolike tё Shqipёrisё u duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën.

Prot. 65/2020

Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu

                 Nunciaturës Apostolike në Shqipëri

Tiranë 21 dhjetor 2020

E Nderuar Zonja Rakacolli,

U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.

Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes,

me nderime

Imzot George Frendo O.P.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

___________________________________

Znj. Mira RAKACOLLI

Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID

22 dhjetor 2020, 12:19