Kërko

Krishtlindje Krishtlindje 

Krishtlindja nëpër botë - flash

Ta jetojmë për një çast Krishtlindjen nëpër botë: nga Iraku, që pet Papën, në Portugalinë, që pret të rinjtë e mbarë botës

R. SH. - Vatikan

Krishtlindje në Irak, vend në pritje të Krishtit e të Françeskut

Krishtlindje me dritë-hije, kjo e Irakut, në këtë kohë të trandur nga pandemia. Në vendin e Lindjes së Mesme, që pret Papën nga 5 deri më 8 mars, dhurata më e madhe, që pritet, është ajo e një paqeje të vërtetë. Këtë nënvizon edhe ipeshkvi-ndihmës i Patriarkatit të Babilonisë së Kaldejve, imzot Shlemon Warduni. Të lutemi, që të jemi bij të shpresës - thekson - Në këto ditë sytë tanë duhet të sillen kah Shëlbuesi, kah Foshnja që i sjell gëzim mbarë botës. Në Irak - shton imzot Shlemon Warduni, dhurata më e çmuar është ajo e paqes, asaj së vërtetës!

Pandemia: thellohet diskriminimi i të krishterëve

Në ditën kur Kisha kremton martirin e parë, Shën Shtjefnin, mendimi shkon tek të krishterët, viktima të dhunës për shkak të fesë. Është gjithnjë në rritje persekutimi i dëshmitarëve të rinj të Krishtit.

Sot ka më shumë martirë se në shekujt e parë të krishterimit. E përsërit vazhdimisht Papa, duke kujtuar të krishterët e shumtë të persekutuar e të vrarë në botë. Edhe me doreza të bardha, duke i lënë mënjanë, duke përdorur forma nga më të ndryshmet, që t’u ndjehet sa më pak zëri, duke i përjashtuar nga vendet e para, prej nga, pa asnjë dyshim, do t’ia ndryshonin faqen historisë së një njerëzimi, që lëngon nën thundrën e përdhunës.  

Kongo, projekt i madh, për të ndihmuar 800 familje të varfëra

Nisma lindi nga bashkëpunimi ndërmjet Karitasit e Chevron Congè. E përfundoi në prag të Krishtlindjes, në kryedioqezën e Pointe-Noire, ku u shpërndanë kite ushqimore për familjet e varfëra. Falë Karitasit dhe Chevron Congo, më se 800 familje, me rreth 5 mijë vetë, morën ndihma humanitare. Kjo - e të tjera - dhuratë e Krishtlindjes për kongolezët

Qendrafrika, Bondobo: Krishtlindja sjelltë paqe e unitet

Në prag të votimeve në vendin afrikan, mëkëmbësi i përgjithshëm i kryedioqezës së Bangui flet për gjendjen shpirtërore të popullsisë së trembur e të shqetësuar për të ardhmen fare të paqartë. Por jo të pashpresë. Kujtimi i vizitës së Papës dhe fjalët e Françeskut për këtë Krishtlindje e shoqërojnë Kishën vendase në përpjekjen për dialog  e bashkëpunim me vëllezërit myslimanë.

Në Portugali arrijnë simbolet e DBR-s 2023

Një lajm vëret gazmor, që flet për përtëritje e shpresë: më 27 janar, në Katedralen e  Lisbonës do të arrijnë Kryqi Shtegtar dhe ikona mariane e “Salus Populi Romani”, që do t’i shoqërojnë të rinjtë e mbarë botës në Ditën e ardhshme botërore  të Rinisë  e cila, sipas parashikimit, do të kremtohet këtu në vitin 2023.

Ishte data  27 janar 2019 kur, në përfundim të Ditës Botërore të Rinisë të Panamasë, jepej lajmi i gëzuar se DBR-ja e ardhshme do të kremtohej në Lisbonë të Portugalisë. E parashikuar në fillim për vitin 2022, DBR-ja portugeze u shty për në vitin 2023, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Urimi më i bukur në përfundim të kësaj sinteze të Krishtlindjes nëpër botë, do të ishte që  Rinia të mblidhet pikërisht në këtë datë, duke vërshuar në Portugali nga të katër anët e një bote, që sapo do të ketë dalë e gjallë e optimiste për të ardhmen, nga njëra prej krizave më të rënda, të pësuara në rrjedhë të historisë së saj mijëravjeçare!

 

26 dhjetor 2020, 13:30