Kërko

Vatican News
Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkёv i Shkodër-Pultit Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkёv i Shkodër-Pultit 

Imzot Massafra: Krishtlindja nё Kishën e Shkodër-Pultit nё shenjё shprese e solidariteti

Krishtlindja e këtij viti, nё një periudhë tё veçantë, pёr shkak tё pandemisë, na fton tё mbështetemi nё shpresën, virtytin e kohës sё Ardhjes, qё na siguron praninë e Zotit Jezus mes nesh. Tё mos lejojmë qё pandemia, qё po shkakton kufizime, dhimbje e vdekje, tё na shtie nё krizё, por tё përforcojmë ndjeshmërinë e solidaritetin e ndërsjellët.

R.SH. - Vatikan

Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkёv i Shkodër-Pultit, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, flet pёr përgatitjen e Kishës dioqezan tё Shkodёr-Pultit pёr Krishtlindjes e këtij viti, nё një periudhë tё veçantë, pёr shkak tё pandemisë, ne duhet tё mbështetemi nё shpresën, virtytin e kohës sё Ardhjes, qё na siguron praninë e Zotit Jezus mes nesh.

Prandaj, Koha e Ardhjes ёshtё kohё pёr tё pёrtёrirё nё ne dëshirën qё vërtet Zoti Jezus tё vij nё jetën tonё, Atij t’i drejtohemi me lutjen e Kishёs ‘Maranathà – Eja, o Zot Jezus. Koha e Ardhjes ёshtё kohë pёr tё kujtuar e kremtuar me gëzim ngjarjen historike tё Lindjes sё Shpëtimtarit tonё. Tё mos lejojmë qё pandemia, qё po shkakton kufizime, dhimbje e vdekje, tё na shtie nё krizё, por tё përforcojmë ndjeshmërinë e solidaritetin e ndërsjellët. Ta dëgjojmë Imzot Angelo Massfarёn mbi përgatitjen e Kishës sё Shkodёr-Pultit pёr Krishtlindjen e këtij viti...

Imzot Angelo Massfara mbi përgatitjen e Kishës sё Shkodёr-Pultit pёr Krishtlindjen e këtij viti.

 

18 dhjetor 2020, 13:56