Kërko

Vatican News
Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencёs Episkopale Katolike tё Shqipёrisё Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencёs Episkopale Katolike tё Shqipёrisё 

Në Bari, imzot Frendo pret tamponin negativ pёr t’u kthyer nё Tiranё

Imzot George Frendo, nga Bari rrëfen vёshtirёsitё shkaktuar nga infektimit me Covid, por edhe shpresën nё Zotin. Gjatё sëmundjes, thotё, jam ndjer mё afër Krishtit, falënderoj mjekët, personalin shëndetësor pёr kujdesin e kurimin, besimtarët pёr lutjet. Shpreh afërsinë me tё gjithё ata qё janё prekur nga infektimit me Covid, e tё reagojmë me kurajo, shpresë e besim, me ndihmёn e Zotit.

R.SH. - Vatikan

Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari Italisё ku gjendet mё shumë se tri javё, flet pёr përjetimin e tij nё betejën me koronavirusin. Rrëfen vёshtirёsitё shkaktuar nga infektimit me Covid, por edhe shpresën nё Zotin, thotё se gjatё sëmundjes ёshtё ndjerë mё afër Krishtit, i cili ka pranuar padrejtёsisё, vuajtjet e vdekjen pёr shёlbimin tonё. Falënderoj mjekët, personalin shëndetësor pёr kujdesin e kurimin, besimtarët pёr lutjet.

Shpreh afërsinë – solidaritetin tim me tё gjithё ata qё janё prekur nga infektimit me Covid, e tё reagojmë e pёrballojmё kёtё situat me kurajo qё jep Feja jonё, shpresë e besim nё ndihmёn e Zotit. Këtu në Bari, larg popullit tё Zotit nё kryedioqezёn Tiranё-Durrёs, pohon imzot Frendo, “ndjehem i koka pa trup, prandaj pres me padurim mundёsinё tё kthehem tek vendi im, nё Shqipёri, sepse vendi im nuk ёshtё kёtu, vendi im ёshtё nё Tiranё-Durrёs me popullin tim”. Po tё dëgjojmë nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit dëshminë prekëse e inkurajuese tё Imzot Frendos...

Imzot George Frendo,
04 dhjetor 2020, 13:26