Kërko

Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit  

Imzot Frendo: Koha Ardhjes na jep kujaron pёr t’i pёrballuar sfidat

Imzot Frendo: Koha e Ardhjes na siguron se edhe pse jemi nё rrezik nga vuajtja, nga sёmundja, Zoti na garanton gjithmonё praninё e Tij. Koha Ardhjes na mbush me shpresё, jo me optimizëm, por me shpresёn qё na jep kujaron qё na duhet pёr t’i pёrballuar sfidat e jetёs. Prandaj, ta shohim kohёn e Ardhjes nё Dritёn e Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Mesazhi i kohёs sё Ardhjes nga Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari Italisё, ku pёr shkak tё koronavirusit gjendet mё shumë se tri javё.

Imzot Frendo flet pёr kohёn liturgjike e shpirtёrore tё Ardhjes, qё na përgatit pёr kremtimin e Krishtlindjes. “Dёshiroj tё ju flas pёr mesazhin e Kohёs sё Ardhjes, nё njё situatë tё tillё siç ёshtё kjo periudhё e pandemisё. Mesazhi ёshtё ai qё na vjen nga libri Izaisё profet. Kёtu kemi profecinё e Emanuelin, qё na siguron se edhe pse jemi nё rrezik, Zoti na garanton gjithmonё praninё e Tij. Prandaj, kёtё periudhë ta përjetojmë me bindjen se Zoti ёshtё gjithmonë me ne.

Nё kёtё situatё tё veçantё, edhe vuajtjet e sëmundjet tona mund tё fitojnё njё vlerё shpimtare, njё vlerё shëlbuese, siç na kujton Shёn Pali, pohon imzot Frendo e shton: u drejtohem atyre qё, si unё, janё tё sёmurё nga Covid, atyre qё janё viktima tё kёsaj pandemie, atyre u them, ti pranojmё vuajtjet tona, duke bashkёpunuar me Veprёn Shёlbimprurёse tё Krishtit, sepse nёse i pranojmё vuatjet tone me shpirtin e Krishtit, ato mund tё shndёrrohen nё ngadhёnjim.

Koha Ardhjes ёshtё kohё shprese, pohon Imzot Frendo, na mbush me shpresё, jo me optimizëm, por me shpresёn qё na jep kujaron qё na duhet pёr t’i pёrballuar sfidat e jetёs. Na kujton Izaia kur thotё :“Populli qё ecte nё errësirë, pa njё dritё tё madhe, pёr banorёt qё jetonin nё krahinёn e hijёs sё vdekjes, zbardhi pёr ta drita...sepse na lindje njё foshnjё" (Iz 9,1-5), kjo Dritё, kjo Foshnje ёshtё Jezusi. Prandaj, ta shohim kohёn e Ardhjes nё Dritёn e Krishtit, Emanuelit-Zotit me ne, që drita e Tij të jetë në shpirtin tonë. Ju uroj njё Krishtlindje tё lumtur e tё shenjtё, pohon akoma imzot Frendo. Ta degjojme mesazhin e kohёs sё Ardhjes Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari Italisё..

Imzot George Frendo
06 dhjetor 2020, 17:11