Kërko

Vatican News

Dioqeza Prizren-Prishtinë përgatitet pёr festën e Krishtlindjes

E Diela e 4-tё e Ardhjes nё Prishtinё e nё tё gjitha Kishat e dioqezёs Prizren-Prishtinë qe për rast t’i njoftuar besimtarët rreth masave shtёrnguese, nga Covid1-9, pёr kremtimin e Krishtlindjes 2020, me përmbajtjen e normave tё caktuara nga institucioneve shëndetësore tё vendit, por edhe me mё shumё Meshё, pёr t’u mundёsuar besimtarёve pjesёmarrjen nё kёtё festё tё madhe

R.SH. - Vatikan

E Diela e 4-tё e Kohёs sё Ardhjes nё Prishtinё e nё tё gjitha Kishat e dioqezёs Prizren-Prishtinë, përveç thirrjes për përgatitjen shpirtërore, qe rast për t’i njoftuar besimtarët rreth masave shtёrnguese, shkaktuar nga Covid1-9, pёr kremtimin e Krishtlindjes 2020 me përmbajtjen e normave tё caktuara nga institucioneve shëndetësore tё vendit, por edhe me mё shumё Meshё, pёr t’u mundёsuar besimtarёve pjesёmarrjen nё kёtё festё tё madhe. Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt

Dioqeza Prizren-Prishtinё ne fund te pergatitjeve per festen e Krishtlindjes

“Po afron  Dite e Bardhe, po afron  Dite e Lume”… Me keto vargje te bukura e domethenese, nga kori i konkatedrales ‘Shen Nene Tereza ‘’ne Prishtine, filloi kremtimi i meshes te se dieles me ndricimin e qiriut te katert nga femijet e Famullise se Prishtines. 

‘’Me ndriçimin e qiriut te katërt ta kujtojmë  lindjen e Jezusit prej Marisë Virgjër dhe t’ia besojme shpirtin e deshirat tona Princit te Paqes. Tri te dielet e kalaura qirinjt i kane ndezur te rinjt, pastaj te moshuarit dhe familjet, ndersa sot femijet, krijesat e Zotit me te bukura e me te pafajshme, qe me shpirtin e tyre te delire na mbushin me energji e shprese, e ndezen qiriun e katert te Kurores se Adventit dhe ky rit i bukur na tregon se jemi krejt afer festes se madhe, afer Krishlindjes’’, tha ne fillim te meshes famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi.

Dom Fatmiri, ne bashkemeshim me mons Lush Gjergjin dhe meshtare te tjere celebruan kete meshe shenjte me pjesëmarrje te motrave e besimtareve te shumte, gjithnje ne kushte te respektimit te masave antiKovid nga institucionet shendetesore e qeveritare te vendit.

Me kete rast dom Fatmiri, ne fjalen e tij predikuese foli per historikun mijera vejecar te kesaj ngjarje te madhe te njerezimit, duke u ndalur konkretisht ne rendesine e madhe te kesaj te diele dhe ne pergjithesi ne pergatitjet e pergjithshme te famullise per ta pritur  te zgjuar e me zemer te hapur lindjen e Krishtit Femije, e pasaqerisht per pergatitjet shpirterore te besimtareve e klerit ne pergjithesi. Ai tha se ana shpirterore eshte ajo qe e mbush njerezimin, me hire e bekime !.

’’Kisha ka mision te shenjte qe te kete ne gjirin e saj besimtaret e vet, e te cilet me shpirtin e tyre perkushtues ndaj Zotit do te mbushen me hire e bekime. Jemi ne prag te festes se madhe dhe 25 dhjetori mos te jete vetem nje date feste ku mund te festojme e kenqemi, por te perjetohet me gezim feste e lindjes shpirterore ku ia hapim zemren Krishtit te Vogel, birit te Zotit’’, porositi dom Fatmiri.

Ai ne fund te Meshës i njoftoi besimtaret me letren e ipeshkvit te Dioqezës Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji, drejtuar vellezerve meshtare, rregulltarve e rregulltareve dhe katekistve e katekisteve, te cilet i njofton me programin  gjithëpërfshirës te Krishtlindjes bazuar ne masat shtrenguese antiCovid nga Instituti Kombetar i Shendetesise Publike dhe Qeveria e Kosoves.

Ne fund te letres ipeshkvi, kerkon nga famullitaret qe te kujdesen me zell qe keto udhezime te zbatohen ne teresi brenda bashkesive famullitare, ne menyre qe te kujdesemi, siq thote, per shendetin e besimtareve tane dhe gjithe te tjereve me te cilet takohemi. ‘’E lus Foshnjën  e Betlehemit, Zotin tone Jezu Krishtin, qe te frikesuarit ti ngushelloje, te infektuarve tu jap shendet, e atyre qe kane kaluar ne amshim tu dhuroj parajsen e amshuar. Ndersa ne te qendrojme prane familjeve te tyre me kujdes e dashuri ne Krishtin’’ shkruan imzot Dode Gjergji ne letren per Programin e Krishtlindjes 2020.

21 dhjetor 2020, 14:40