Kërko

Vatican News
Redemptoris Mater Redemptoris Mater 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Diela II e Kohës së Ardhjes!

E diela II e Kohës së Ardhjes. Një shpresë më shumë. Një hap më përpara. Një ftesë e re për t’u zgjuar!

R.SH. - Vatikan

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Diela II e Kohës së Ardhjes!

Është kohë e vështirë. Kohë kur njeriu rrezikohet ta humbasë kuptimin e jetës, të rrugës së saj, e sidomos, të fundit të saj. E të bjerë në dëshpërim:

“Të zgjohemi e të nisemi! Jemi peng të errësirës, në pranga. E vetëm Drita mund të na shpëtojë. T’i hapim mirë sytë e të zhvishemi nga gjithçka – veç shpresës. Ta lëmë ta pushtojë botën. Ta shpëtojë botën”.

E t’i përgatisim edhe dhuratat për festën e lindjes së Zotit:

“Armikut t’i dhurojmë faljen; mikut, zemrën; klientit, shërbimin; kundërshtarit, tolerancën; fëmijëve, shembullin e mirë; vetvetes, respektin për tjetrin; njeriut, dashurinë; Zotit - gjithë vetveten. Sepse Ai është shpresa jonë - është feja, dashuria!

06 dhjetor 2020, 08:59