Kërko

Pranë Shpellës së Betelhemit Pranë Shpellës së Betelhemit 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Mërkurja III e Kohës së Ardhjes

E Merkurja III e Kohës së Ardhjes. Koha e Ardhjes, përgatitje për revolucion!

Njerëzit e kuptojnë plotësisht Kohën e Ardhjes, vetëm kur e shikojnë si përgatitje për revolucion.

E kjo, sepse në një botë që shikon vetëm të marrë gjithçka, pa dhënë asgjë; që i jeton marrëdhëniet mes njerëzve sipas formulës “më jep-të jap” - i krishteri i vërtetë e pret Krishlindjen si revolucionar, duke dhënë, pa pritur të marrë. E kur të pasurit mburren, duke i kujtuar njëri-tjetrit përmasat e Bredhit të festës, që zbukuruan në pallatet e tyre - të krishterit bredhi i vogël i shtëpisë së tij i duket më i gjati e më i bukuri në botë! Sepse Krishlindja është revolucionare, kur ti e mbush me gëzimin e përgjithshëm. Kur gëzon, sepse gëzojnë të tjerët. Kur e harron festën tënde, për të organizuar festën e të tjerëve. Kur ndjehesh i gatshëm, i armatosur me armëm e fesë, të shpresës e të dashurisë, për t ‘u nisur drejt betejave, që e shndërrojnë botën. Shoqëruar me këngët revolucionare,  kushtuar Krishtit Fëmijë, duke uruar paqe për njerëzit vullnetmirë mbi tokë! E duke ia shpallur botës misionin e marrë nga Besëlidhja e re, me zërin e Profetit të Besëlidhjes së Vjetër:

“Shpirti i Zotit është mbi mua,

 sepse  Zoti…

më dërgoi t’u sjell lajmin e gëzueshëm të varfërve,

të lidh plagët e zemrave të coptuara,

t’u shpall lirinë skllevërve,

çlirimin, të burgosurve,

të përuroj vitin e mëshirës së Zotit.

Unë galdoj plotësisht në Zotin…

sepse më veshi me petkat e shëlbimit,

e më  mbështolli me mantelin e drejtësisë…

 kështu Zoti Perendi bën të mbijë drejtësia

e lavdia përpara të gjithë popujve.

(Prej Librit të Izaisë Profet (61, 1-2, 10-11)

Krishti po vjen pikërisht për ta sjellë këtë lavdi, këtë drejtësi. Po kjo nuk bëhet pa revolucion. Je gati për të marrë pjesë?

16 dhjetor 2020, 10:03