Kërko

Lule kujtimi Lule kujtimi 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Mërkura IV e Kohës së Ardhjes

Titullohet “Në gjurmë të etërve”, meditimi i parafundit i Kohës së Ardhjes. Kujtim, në prag të Krishtlindjes, për ata, që duke na prirë, na lanë trashëgim fenë e dinjitetin njerëzor!

R. SH. - Vatikan

Po shuhet breznia më e mirë

që qau më shumë, që vuajti më shumë,

që u lut më shumë…

Që s’mundi të studionte,

po bijtë i edukoi mrekullisht.

Po shkojnë ata

që i mbajtën gjithë jetën

sytë e përlotur

mbi fytyrat e fëmijëve të pafat.

Ata që s’u ngopën kurrë me gjumë,

e as me bukë!

E edhe kur kënduan

kënga e tyre pikoi në errësirë,

e plasi mbi pranga!

Po shkojnë ata

që u mungoi gjithçka!

Ata që punuan si kafshët

për asnjë çast pa e humbur dinjitetin.

Ata, që kënaqeshin

me bukën e fortë si guri….

Po vdesin ata, që vuajtën pa fjalë.

E pas lanë emrat:

flakëza qirinjsh

mbi varret e tyre,

për të ndritur botën.

Po vdesin të trembur,

po shkojnë pa trazuar njeri

duke lënë pas

çka kishin më të çmuar:

“Gjurmët e fesë e të dinjitetit,

që nuk e humbën kurrë!”.

23 dhjetor 2020, 10:53