Kërko

Adhurimi i Barinjve Adhurimi i Barinjve 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Diela III e Kohës së Ardhjes!

E Dielja III e Kohës së Ardhjes. Po vjen Bariu ynë! Lajmin e japin barinjtë, duke na ftuar të shpejtojmë për ta adhuruar!

R. SH. - Vatikan

Po vjen! Ai është Mesia. Ai na shpëtoi në të gjitha mënyrat e shpëtimit! Ai është mesazhi. Ai është bota. Ai është Bariu ynë:

“Në rudina të blerta na bën të pushojmë,

na çon ndër gurra të qeta.

Na freskon, na prin ndër shtigje të drejta,

për dashuritë emrit të Tij.

Po të na takojë të ecim në lugje të verbëra,

s’do të na frikësonte asnjë e keqe

sepse Ai asht me ne.

Shtaga  e Tij e  kërraba

na japin sigurí”. (Ps.23-24)

Ai është Bariu ynë! Ndaj barinjtë e njohin më mirë se askush e ia përcjellin  njëri-tjetrit kumtin gazmor. Vraponi - thërrasin - të arrijmë sa më shpejt në Betlehem!

“Vraponi, o bestarë, gazmorë, ngadhnjimtarë

Ejani, ejani në Betlehem!

T’lém Mbretn’ e ejve, s’bashku ta shikojmë:

Ejani ta adhrojmë, ejani ta adhrojmë!

Ejani ta adhrojmë, Zotin tonë!”

Na jep siguri lindja e Tij

Na jep siguri lindja e Tij në shpellën e varfër, drejt së cilës po ecim që prej 13 ditësh. Fryma e tij- dashuria e Tij- na i shndërron zemrat. E na shtyn  të bëjmë diçka, për dikënd. Pa harruar se shpirti i vërtetë i  Krishtlindjes  është në shpirtin tonë!

13 dhjetor 2020, 08:44