Kërko

Vatican News

Motrat Engjëllore shënojnë 25-vjetorin e misionit në Shqipëri

Bijat e Shën Ndout Maria Zakarisë, Motrat Engjëllore nё Shqipëri sivjet kremtojё 25-vjetorin e pranisë dhe tё misionit ndër shqiptarë. Mbi historinё, praninë dhe misionin e tyre nё Shkodёr, Milot e zona tjera tё Shqipërisë nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News flet motra engjёllore File Gështenja.

R.SH. - Vatikan

Bijat e Shën Ndout Maria Zakarisë, Motrat Engjëllore nё Shqipëri sivjet kremtojё 25-vjetorin e pranisë dhe tё misionit ndër shqiptarë. Tё themeluara si  Kongregatë rregulltare më 15/01/1535 nga Shën Anton Maria Zakaria, njё djalë i ri me profesion mjek, nga Kremona e Italisë, aktualisht Motrat Engjëllore të Shën Palit veprojmë në 12 vende të botës, kёshtu edhe nё Shqipёri e Kosovё.

Motër File Gështenja e motrave Engjëllore të Shën Palit na rrëfen historinё e dëshmisë dhe tё misionit tё Motrave Engjëllore të Shën Palit nё Shqipëri, qё filloi mё 12 nёntor tё vitit 1995.

Motrat Engjëllore të Shën Palit kur mbërritën nё Shqipëri fillimisht u vendosën në Shkodër, ku me propozimin e imzot Frano Ilia, filluan shërbimin e tyre në famullinë e Dajçit, Pentar, Shirq etj, pastaj për dy vite e gjysmë kanë shërbyer në Shkrel Malësi e Madhe, me ardhjen e bashkëvëllezërve rregulltarё Barnabitё në Milot, ato e zgjeruan veprimtarinë e tyre duke shërbyer në këtë famulli kishtare dhe në zonat përreth si Fushë Milot, Gallatë, Skuraj, Ferrë Shkopet, Malbardhë, Laskaj.

Po t’i kthehemi 25-vjetorit tё Motrave Engjëllore të Shën Palit nё Shqipёri e tё dёgjojmё dёshminё e Motёr File Gёshtenja, e cila, mes tjerash, pohon se “në këtë 25 vjetor tek reflektojmë së bashku me motër Verën e motër Gjemën, i japim lavdi Zotit për gjithçka kemi jetuar,  pasi kemi përjetuar praninë, dorën, hirin, bekimin dhe ngushëllimin  e Tij gjatë këtyre viteve. Jemi munduar me krejt forcat tona të vogla dhe ndihmën e Zotit ta dëshmojmë Krishtin me jetën tonë, tek personat të cilët në këto vite i kemi takuar ku dhe në emër të gjitha motrave Engjëllore e falënderojmë për miqësinë, mbështetjen dhe lutjet e tyre.  Gjatë këtyre 25 viteve – shton motёr File Gёshtenja -  përveç shumë hireve të tjera që kemi përjetuar, kemi parë si bekim të Zotit dhe e Provanisë së tij thirrjet e reja. Lutja, shembulli i jetës, dashuria ndaj Krishtit, kujdesi për tjetrin,  sakrifica nga PO-ja e dy motrave të para, kanë bërë që në 25 vite të lindin dhe të rriten 10 thirrje të reja të cilat japin shërbimin e tyre me dashuri në bashkësitë e ndryshme në Kongregatën tonë”. 

Motër File Gështenja na rrëfen historinё e dëshmisë dhe tё misionit tё Motrave Engjëllore të Shën Palit nё Shqipëri, qё filloi mё 12 nёntor tё vitit 1995...

Motër File Gështenja na rrëfen historinё e dëshmisë dhe tё misionit tё Motrave Engjëllore të Shën Palit nё Shqipëri

Përshëndetje ju don David, krejt stafit 

dhe dëgjuesit që na ndjekin

Jam motër File Gështenja e motrave Engjëllore të Shën Palit. Ndaj me ju gëzimin e festës që po e përjetojmë këto ditë pasi kremtojmë 25 vjetorin e fillimit të  misionit në Shqipëri.

Themelimi I Kongregatës dhe vendet ku veprojmë. 15/01/1535 nga Shën Anton Maria Zakaria djalë I ri me profesion mjek nga Kremona e Italisë. Motrat Engjëllore veprojmë në 12 vende të botës.

Ka qenë 12 nëntori i vitit 1995 kur dy motra Engjëllore,  motër Motër Gemma Naccarato dhe Vera Lleshi, kanë shkelur për herë të parë tokën shqiptare. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas shumë lutjeve për disa vite gjatë regjimit komunist që i janë drejtuar qiellit nga një vajzë e kësaj toke motër Lucie Laca e cila pasi kreu studimet e saja në Itali ka vendosur që jetën e saj ta shpenzojë në shërbim të Zotit dhe të njeriut në kongregatën e Motrave Engjëllore të Shën Palit, gjithashtu për një 10 vjeçar ka shërbyer edhe në radio Vatikan në sesionin e gjuhës Shqipe.

Motrat kur mbërritën fillimisht u vendosën në qytetin e Shkodrës ku me propozimin e mons Frano Ilia kanë filluar shërbimin e tyre në famullinë e Dajçit, Pentar, Shirq etj, pastaj për dy vite e gjysëm kanë dhënë shërbimin e tyre në Shkrel Malësi e Madhe, dhe me ardhjen e bashkëvëllezërve tanë Barnabit në Milot, kemi zgjeruar veprimtarinë tonë duke shërbyer në këtë famulli dhe zonat përreth si Fushë Milot, Gallatë, Skuraj, Ferrë Shkopet, Malbardhë,Laskaj

Aktiviteti

Sa i përket veprimtarisë motrat kanë patur dhe kanë në kujdes formimin nga ana njerëzore, shpirtërore dhe kulturore të personit. Në vitet e para duke parë urgjencat që ishin menjëherë kanë filluar shërbimin e tyre baritor në edukimin e fëmijëve, të rinjve por edhe të rriturve në marrjen e sakramenteve, pasi ishte një brezni e tërë e rritur pa formim fetar për shkak të diktaturës. Në disa fshatra falë edhe bashkëpunimit me Karitasin Shqiptar,  por edhe me karitaset dioqezane qoftë ai i Tiranë-Durrësit dhe Shkodër- Pult janë bërë kurse informimi dhe formimit profesional të ndryshëm për t’ju ardhur në ndihmë komunitetit. Mes të tjerave motrat kanë punuar mbi promovimin e gruas duke ditur rolin e madh që një grua ka në familje dhe shoqëri. Për këtë arsye motrat kanë ndërtuar një konvikt  në Shkodër pikërisht mbi themelet e shtëpisë së motrës Lucia Laca, së cilës para se të kalonte në amshin nëna e saj ja kishte lënë këtë trashëgimi motrës dhe ajo ja ka dorëzuar kongregatës. Ky është viti i 14 që është në funsion ky konvikt në të cilin e frekuentojnë studente nga zona të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Shqiptare të Malit të Zi të cilat ndjekin Studimet Universitare në qytetin e Shkodrës, ndërkohë motrat mundohen nga ana tjetër t’ju japin formimin njerëzor dhe shpirtëror.

25 vjetori bekim dhe nxitje

Dmth- Në këtë 25 vjetor tek reflektojmë së bashku me motër Verën motër Gjemën e cila ka mbushur plot 98 vite vetëm pak muaj e shpresojmë që tja arrijë edhe 100 vjetorit, I japim lavdi Zotit për gjithçka kemi jetuar  pasi e kemi përjetuar praninë, dorën, hirin, bekimin dhe ngushëllimin  e tij gjatë këtyre viteve. Ne jemi munduar me krejt forcat tona të vogla dhe ndihmën e Zotit ta dëshmojmë Krishtin me jetën tonë, tek personat të cilët në këto vite i kemi takuar ku dhe në emër të gjitha motrave Engjëllore e falënderojmë për miqësinë, mbështetjen dhe lutjet e tyre.  Ne gjatë këtyre 25 viteve përveç shumë hireve të tjera që kemi përjetuar, kemi parë si bekim të Zotit dhe e Provanisë së tij thirrjet e reja. Lutja, Shembulli i jetës, dashuria ndaj Krishtit, kujdesi për tjetrin  sakrifica nga  PO-ja e dy motrave të para, kanë bërë që në 25 vite të lindin dhe të rriten 10 thirrje të reja të cilat japin shërbimin e tyre me dashuri në bashkësitë e ndryshme në kongregatën tonë.

Perspektivat 

Sa i përket të ardhmes të pavarësisht kësaj situate të pandemisë që na ka ndërprerë në mes normalitetin më të cilin ishim mësuar, duke imponuar  të ndërmarrim  ritme të reja jetese, si në gjithë botën, me veprimtari të reduktuara, prapë se prapë ne me ndihmën e Zotit do vazhdojmë  të jetojmë jetën tonë duke kërkuar të kuptojmë atë çka Zoti dëshiron që të na dhurojë ditë për ditë. Jetojmë  me shpresën se Zoti është me ne, do na e shtrijë dorën edhe tani, siç ka bërë gjatë gjithë historisë kur njerëzimi është gjendur në vështirësi,  pasi Ai vete na ka premtuar  “une jam me ju deri në mbarim të botës”. Dhe Zoti e mban premtimin e tij. Nga ju përvujtërisht kërkojmë të na kujtoni në lutjet tuaja ne, dhe misionin tonë. Faleminderit!

22 nëntor 2020

23 nëntor 2020, 11:46