Kërko

Kushtet e përjetshme të motёr Niketa Krasniqi e motёr Gjoana Bisaku

Motёr Niketa Krasniqi dhe motёr Gjoana Bisaku, tё Motrave tё Mëshirshme të shën Kryqit, të shtunën e kaluar, më 21 nёntorin, në festën e Paraqitjes së Zojës në Tempull, në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, bënë kushtimin e përjetshëm duke premtuar para Zotit se do të jetojnë tërë ekzistencën e tyre, nё jetёn rrergulltare, sipas kushteve ungjillore: në varfëri, dëgjesë e pastërti.

R.SH. - Vatikan

Motёr Niketa Krasniqi dhe motёr Gjoana Bisaku, tё Motrave tё Mëshirshme të shën Kryqit, të shtunën e kaluar, më 21 nёntorin, në festën e Paraqitjes së Zojës në Tempull, në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, bënë kushtimin e përjetshëm duke premtuar para Zotit se do të jetojnë tërë ekzistencën e tyre, nё jetёn rrergulltare, sipas kushteve ungjillore: në varfëri, dëgjesë e pastërti.

Kremtimi i kushteve të përjetshme të jetës rregulltare u bë në këtë kohë të rëndë pandemie me Covid-19, gjatë së cilës, pa pjesëmarrjen e motrës Eprore Provinciale,  Valeria Shiroki, simotrave të tjera që do të vinin nga Kroacia e Mali i Zi (Tivari) dhe të ftuarve tjerë  meshtarë,  motra rregulltare,  familjarë e miq, motёr Niketa dhe motёr Gjoana e bënë kushtimin e përjetshëm tё jetёs rregulltare, pranё Motrave tё Mëshirshme të shën Kryqit, në mënyrë të thjeshtë, pa solemnitet të madh, ashtu si thotë edhe motoja e tyre e kushtimit: “Nevoja e kohës është vullneti i Zotit!”(Atë Teodoz Florentini).

Thirrja për jetën e shuguruar është gjithnjë nismë e Zotit. Krishti thërret e njeriu përgjigjet me jetën e vet. Për pasojë, adhurimi e shërbimi janë dy sjellje, që duhet të karakterizojnë gjithnjë jetën rregulltare të një personi, sepse siç thoshte Shën Pali “nuk jetoj unë, por Krishti jeton në mua”. Meditim e shërbim: dy sjellje, që s’mund të ndahen. Meditimi e adhurimi i Zotit dhe shërbimi ndaj të tjerëve, pa mbajtur asgjë për vete: kjo është “zhveshja” nga çdo gjë e atyre, që jetojnë një jetë të përkushtuar e të shuguruar. Pastaj, nuk duhet harruar se kushtet e jetës së shuguruar, që janë virtyte të jetës rregulltare. Bindja, si dëgjim i vullnetit të Zotit; varfëria, si kapërcim i çdo egoizmi, sipas logjikës së Ungjillit, që na mëson të kemi besim në Provaninë Hyjnore. Pastria si dhuratë e liri, që Zoti ua jep si dhuratë murgeshave e duke iu bindur, ato e kthejnë këtë dhuratë në liri edhe për të tjerët.

Meshën solemne dhe Ritin e kushteve të përjetshme, në Katedralen ‘Nënë Tereza’, i kryesoi ipeshkvi i dioqezёs Prizren-Prishtinё Imzot Dodë Gjergji, nё bashkëkremtim me disa etёr françeskanё e meshtarë të dioqezës sё Kosovёs. Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt....

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt

 

26 nëntor 2020, 15:08