Kërko

Toka Shenjte: burimet e lumit Jordan Toka Shenjte: burimet e lumit Jordan 

Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit i rikthehet Rojtarisë së Tokës Shenjte

I paarritshëm qysh nga viti 1967, vendi i kultit, që ngrihet në breg të lumit Jordan, pikërisht aty ku Jezusi mori Pagëzimin, muajt e ardhshëm do të mund të vizitohet nga shtegtarët.

R. SH. - Vatikan

Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit, në zonën e Qasr-Al-Yahud, vendi ku Jezusi mori pagëzimin, në brigjet e Lumit Jordan, u besohet përsëri autoriteteve izraelite të Rojtarisë së Tokës Shenjte. Sipërfaqja ku është ndërtuar e ku ndodhet edhe manastiri, ishte e izoluar që nga vitit 1967, sepse e shndërruar në fushë të minuar e, më pas, në zonë ushtarake, rrethuar me hekura.

Çminimi i zonës

Me lejën e autoriteteve izraelite e palestineze, sipas njoftimit të Rojtarisë së Tokës Shenjte, Halo Trust, organizatë britanike e specializuar në fushën e çminimeve, realizoi një projekt për pastrimin e zonës ku u pagëzua Jezusi, duke  lëvizur prej aty 4000 mina. Kjo u krijoi kishave të zonës - asaj katolike, greko-ortodokse, armene, kopte, etiope, rumune, siriake e ruse - mundësinë t’i rimarrin në dorë këtë prona.

Fillojnë shtegtimet

Sipas fra Ibrahim Faltas -Vëllezërit françeskanë i nisën  shtegtimet në Lumin Jordan që në vititn 1641. Në fillim të vitit 1920, pastaj, filluan  të  sigurojnë tokën e nevojshme për rindërtimin e kishave. Më 1933 ndërtuan një kapelë, e cila tani ndodhet mbi lumë - shpjegon, duke saktësuar se kisha e Shën Gjon Pagëzuesit u ndërtua në vitin 1935. “Zona do të jetë e hapur për shtegtarët - shton -  e gjatë muajve të ardhshëm do të fillojë puna  e vlerësimit të të gjithë pronës, për realizimin e hapësirave të lutjes, të cilat do t’u krijojnë shtegtarëve mundësinë për të jetuar një përvojë më të thellë shpirtërore. Do të kenë, kështu, në dispozicion, vende për t’u lutur e për të medituar!

15 nëntor 2020, 12:27