Kërko

2020.11-06 il Cardinale Christian Tumi, arcivescovo emerito di Douala, dopo la sua liberazione. Era stato rapito in Cameroun il 5 novembre, e liberato nella mattina del 6. 2020.11-06 il Cardinale Christian Tumi, arcivescovo emerito di Douala, dopo la sua liberazione. Era stato rapito in Cameroun il 5 novembre, e liberato nella mattina del 6. 

Kamerun: kardinali Tumi, i rrëmbyer dje, lirohet

Kardinali Tumi, 90 vjeç, i sekuestruar nga një grup njerëzish të armatosur në rajonin verilindor ndërmjet qyteteve Kumba e Bamenda, kryeqendër e zonës, u lirua. Njoftimin e jep ipeshkvi i Douala-s, imzot Kleda.

R. SH. - Vatikan

Christian Wiyghan Tumi, kryeipeshkëv nderi i Dualës (Kamerun), kardinali i parë kamerunez, 90 vjeç, i sekuestruar dje nga një komandë e armatosur, në rrugën ndërmjet Bamensa-s e Kumbo-s, u lirua nga duart e rrëmbyesve.  

Në këtë ngjarje mendohet të ketë pasur dorë edhe Mbreti i Kumbos, Fon di Nso, autoritet moral tradicional. Pak para se të lirohej, Elie Smith, bashkëpunëtor i ngushtë i kardinalit, mundi të lidhej në telefon me rrëmbyesit e të marrë prej tyre disa informacione: kreu i sulmit të armatosur - sipas tij - ishte gjenerali i Ambazonianëve (separatistë anglishtfolës të rajonit të trazuar të Ambazonies, në jug-perëndim të vendit),  një ish bari, i njohur me emrin Chaomao. Lajmi u konfirmua edhe  nga familjarët e mbretit Kumbo. Shkaku i rrëmbimit ishte se prelati i lartë i nxiste fëmijët të shkojnë në shkollë. Kujtojmë se ndonjë ditë më parë, një grup i armatosur rrëmbeu disa mësues, të cilët i lëshoi dje, më 5 nëntor. Ndërsa më 24 tetorin e kaluar tetë fëmijë u mbytën gjatë një sulmi të armatosur në shkollën dygjuhëshe ndërkombëtare Mother Fracisca. Lajm, që arriti menjëherë tek Papa, i cili shprehu dhimbjen e thellë për këtë mort tragjik, duke bërë edhe thirrje që të marrë fund dhuna e të garantohet shkollimi i fëmijëve, e ardhmja e Afrikës!  

Papa lutet për fëmjët e vrarë në Kamerun. Ipeshkvi: për ne ky është ngushëllim!

Kardinali Tumi, i lindur  më 15 tetor 1930 në Kikaikelaki, në famullinë e asokohshme Kumbo, sot dioqezë - si ipeshkëv e më pas si kardinal ka qenë gjithnjë në vijë të parë të frontit në çastet më të vështira të territorit të Kamerunit verior, në kufi me Çadin, vend gjysëm i harruar nga autoritetet qëndrore, i zhytur në varfëri të thellë, i tronditur gjithnjë nga përçarjet etnike. Për mbrojtjen e paqes, pas fillimit të krizës në veri e në jug-perëndim të Kamrunit e për luftën kundër diskriminimit të pakicës anglofolëse (rreth 20% e popullsisë), në korrik 2019 kardinali Christian Tumi u vlerësua me çmimin Nelson Mandela!

06 nëntor 2020, 12:08