Kërko

Imzot Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë 

Gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme

Imzot Frendo është shtruar në spitalin Miulli tё Barit tё Italisё, për shkak të disa komplikacioneve respiratore, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19, por nuk ёshtё nё gjendje kritike, siç njofton ipeshkvi Ndihmёs i Arqiveshkvisё sё Tiranё-Durrёs, imzot Arjan Dodaj. Gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme.

R.SH. - Vatikan

Mbrёmё nё njё komunikatë lidhur me shëndetin e imzot Gjergj Frendo, zyra e shtypit tё Konferencës Ipeshkёvnore tё Shqipërisë, njofton se Imzot Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, me rekomandimin e mjekëve, dje në mbrëmje është shtruar në spitalin Miulli tё Barit tё Italisё, për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura, pasi kёtyre ditёve ishte nën monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Sot, 13 nëntor, gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme.

Pёrveç Imzot Frendos, tё prekur nga Covid-19 janё edhe ipeshkvi i Sapёs Imzot Simon Kulli, ipeshkvi Ndihmёs i Tiranё-Durrёsit imzot Arjan Dodaj dhe meshtarё, rregulltarё e rregulltare tjerё. Imzot George Frendo nuk ёshtё nё gjendje kritike, njofton nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News nga Kuria e Arqiveshkvisё sё Tiranё-Durrёs, pikёrisht ipeshkvi Ndihmёs i kёsaj Kishe dioqezan, imzot Arjan Dodaj, i cili kёrkon t’i lutemi Zotit pёr Imzot Frendon e tё gjithё njerёzit qё vuajnё nga koronavuris e nga sёmundjet tjera, por ta dёgjojmё imzot Arjan Dodajn...

Ta dёgjojmё imzot Arjan Dodajn

Nё njoftimin e sotёm, zyra e shtypit e Konferencёs Ipeshkёvnore tё Shqipёrisё njofton se gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme: Nё vijim njoftimi

Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo

Me anë të informacioneve që na vijnë nga mjekët e spitalit të Miuli-t “Acquaviva delle Fonti”, në Bari, na informojnë se gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme.

Njëherë i mbërritur në repartin Covid të Spitalit, Imzot Frendo i është nënshtruar një terapie të përshkruar nga mjekët. Deri më tani, përgjigjja e Imzot Frendos, ndaj kësaj terapie është mjaft pozitive.

Vazhdojmë në Lutjet tona për shërimin e të sëmurëve nga kjo gjendje Pandemie.


Tiranë, 13/11/2020

Zyra e Shtypit e KISH

 

Ne vjimin njoftimi i 11  nentorit 2020

Tiranë, 11/11/2020

Komunikimi nga Zyra e Shtypit e KISH

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, për disa ditë ka qenë nën monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. 

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.


Zyra e Shtypit e KISH

13 nëntor 2020, 11:50