Kërko

Vatican News
Mons.  George Frendo, arcivescovo di Tirana e presidente conferenza episcopale d'Albania Mons. George Frendo, arcivescovo di Tirana e presidente conferenza episcopale d'Albania 

Imzot Frendo: Gjithë Shenjtorët dhe Dita e të Shuemve, mesazh shprese

Një ditë pas kremtimit të Gjithë Shenjtorëve, sot, më 2 nëntor, kalendari liturgjik na fton të kujtojmë besimtarët e vdekur. Pse Kisha i kremton pranë e pranë këto dy festa? Ç’lidhje ka ndërmjet tyre dhe cili ёshtё mesazhi? Mbi kёtё flasim me kryeipeshkvin e Tiranё-Durrёsit, Imzot George Frendo.

R.SH. - Vatikan

Njëherësh me solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve, më 2 nëntor, në kalendarin liturgjik tё Kishёs gjejmë edhe Përkujtimin e të vdekurve, Ditёn e të Shuemve. Mbarë Kisha, mё 2 nëntor, i përkujton me lutje besimtarët e vdekur, duke u lutur që Zoti t’u japë pushimin e pasosur dhe dritën e pambaruar.

E në Ditёn e të Shuemve kur kujtojmë të dashurit tanë, që nuk janë më mes nesh, na ngushëllon zëri i Kishёs e cila, me fjalët e Shën Palit, na fton të mos kemi frikë nga vdekja e trupit sepse, si vdiqëm, si jetuam, jemi gjithnjë me Zotin. Shën Pali Apostull, duke u shkruar bashkësive të para të krishtera, i nxiste besimtarët të mos trishtoheshin, si të tjerët, që nuk kanë kurrfarë shprese. Po të besojmë se Jezusi vdiq e u Ngjall – shkruante shёn Pali – ashtu edhe Zoti, përmes Jezusit, do t’i mbledhë të gjithë ata që vdiqën”(1 Sel 4, 13-14).

Pra, një ditë pas kremtimit të Gjithë Shenjtorëve, sot, më 2 nëntor, Kalendari liturgjik na fton të kujtojmë besimtarët e vdekur. Kёto dy ngjarje kanё njё domethёnie tё rëndësishme e tё bukur pёr besimtarёt si tё krishterё. 1 nёntori na kujton thirrjen tonё nё shenjtëri e na propozon shembullin e Shenjtorёve, 2 nёntori na kujton shpresёn e ringjalljes sonё nё Ngjalljen e Krishtit. 2 nёntori ёshtё ftesё t’i kujtojmё me lutje tё vdekurit tanё tё dashur.  Pse Kisha i kremton pranë e pranë këto dy festa? Ç’lidhje ka ndërmjet tyre dhe cila ёshtё vlera dhe mesazhi? Mbi kёtё flasim me kryeipeshkvin e Tiranё-Durrёsit, Imzot George Frendo, në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News...

Flasim me kryeipeshkvin e Tiranёs, Imzot George Frendo, në mikrofonin e Radio Vatikanit
02 nëntor 2020, 11:03