Kërko

Imzot George Frendo bashkё me ipeshkvin e ri Ndihmës tё Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj Imzot George Frendo bashkё me ipeshkvin e ri Ndihmës tё Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj  

Imzot Arjan Dodaj: Imzot Frendo ndihet shumë më mirë

Imzot Arjan Dodaj na njofton se gjendja shëndetësore e kryetarit të Konferencës Ipeshkёvnore tё Shqipёrisё Imzot Frendos, në spitalin Miulli nё afër Barit nё Itali, ёshtё nё përmirësim e sipër, pra, ёshtё më mirё. Imzot Arjan Dodaj flet edhe pёr kremtimin e djeshёm tё Ditёs sё IV Botёrore tё tё varfёrve.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvi Ndihmës i Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj na njofton se gjendja shëndetësore e, kryetarit të Konferencës Ipeshkёvnore tё Shqipërisë e Kryeipeshkvin e Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, Imzot Frendos, i cili prej disa ditësh gjendet në spitalin ‘Miulli’ afër Barit nё Itali, ёshtё nё përmirësim e sipër, pra, ёshtё më mirë.

Imzot Arjani flet edhe pёr kremtimin e djeshëm tё Ditës sё IV Botërore tё tё varfërve dhe nismat e ndryshme tё Kishës katolike nё Shqipёri përmes Caritasit kombëtar dhe Caritaseve dioqezane nё mbështetje tё mё nevojtarëve. “Zemra e shqiptarit ёshtё gjithmonë bujare, tё varfrit janё zemra e Krishtit e zemra e Krishtit ёshtё zemra e Kishës”, pohon mes tjerash imzot Arjan Dodaj, po ta dёgjojmё nga Kuria ipeshkёvnore e Kryedioqezёs sё Tiranё-Durrёs...

Ta dёgjojmё imzot Arjan Dodajn

Zyra e Shtypit e Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë, nё njё njoftim tё sotёm, bёn njё

Komunikim tё ri mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo:

Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.
Imzot Frendo ndihet shumë më mirë dhe, forca dhe energjia të cilat po i rimerr përmes kujdesit mjekësor si dhe përmes lutjes - me të cilën Zoti vazhdon ta ushqejë – i japin kurajë për një rikthim më të shpejtë në Dioqezë.
Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve.

Zyra e Shtypit e KISH

16 nëntor 2020, 11:12