Kërko

Vatican News
Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisё sё Shenjtё për Marrëdhëniet me Shtetet Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisё sё Shenjtё për Marrëdhëniet me Shtetet 

Gallagher: Respektimi i feve është shtyllë e vëllazërimit

Ndërhyrja e Sekretarit tё Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet në "Virtual 2020 Ministerial to Advance Religious Freedom", nё samitin vjetor për promovimin e lirisë fetare, një e drejtë qё shkelet shpesh në shumë pjesë të botës dhe aktualisht tejet e kufizuar nga pandemia.

Qyteti i Vatikanit

"Do të doja t’i nënvizoja dhe komentoja një sërë situatash shqetësuese që vënë në diskutim lirinë fetare." Me këto fjalë, Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisё sё Shenjtё për Marrëdhëniet me Shtetet, e filloi fjalimin e tij në "Virtual 2020 Ministerial to Advance Religious Freedom", samitin vjetor në nivelin ministror - mbajtur të hënën mё 16 nёntor përmes internetit nё njё videokonferencë - mbi promovimin e lirisë fetare, në të cilin vitet e fundit takim Sekretari i Shtetit tё Vatikanit ka marrë pjesë rregullisht .

Duke analizuar krizën shëndetësore të shkaktuar nga epidemia Covid-19 dhe masat përkatëse që çdo shtet ka vendosur për tё luftuar përhapjen e virusit, kryeipeshkvi Gallagher ripohoi sesi, megjithë respektimin e duhur tё normave, këto masa po i kufizojnë veprimtaritë fetare.

"Lidhur me kёtё, autoritetet civile duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat serioze që protokollet e tilla mund t'u krijojnë komuniteteve fetare ose të besimit, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në pёrballimin e krizës jo vetëm falë mbështetjes së tyre aktive në fushën e kujdesit shëndetësor, por edhe për mbështetjen e tyre morale dhe mesazhet e tyre plot solidaritet e shpresë", tha Sekretari i Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet i cili më pas vuri nё pah ndikimin e kёtyre masave nё aktivitetet fetare, arsimore dhe bamirëse të komuniteteve fetare, veçanërisht nga këndvështrimi katolik. Pёr besimtarin "të kesh mundёsi tё marrёsh sakramentet është "një shërbim thelbësor", tha Imzot Gallagher.

Duke përqendruar vëmendjen përtej urgjencës Covid-19, kryeipeshkvi kujtoi më pas mënyrat e shumta përmes të cilave liria fetare sot vihet në rrezik: prej sulmeve mizore nga ekstremistët deri tek përhapja e populizmit "që manifestohet shpesh në disa forma tё nacionalizmit që synojnë t’i konsiderojnë "të huajt" jo vetëm si "të tjerë", por shpesh si "armiq" », duke kaluar, siç është ripohuar edhe në të kaluarën, përmes një kolonizimi të vërtetë ideologjik.

Kryeipeshkvi Gallagher pastaj paraqiti disa propozime për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë fetare, "dy shtigje paralele". Duke u përqendruar në dimensionin shpirtëror dhe moral të personit, qё nuk ёshtё absolutisht mё pak i rёndёsishёm se " dimensioni i ekzistences tokësore", ai përmendi e mbrojti "nevojën e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor për të promovuar mirëkuptimin e respektin e ndërsjellët" dhe të drejtën themelore, të rrënjosur në dimensionin e brendshëm tё individit, tё lirisë fetare, e cila nuk mund e nuk duhet të manipulohet në asnjë mënyrë. Vetëm me një dialog të sinqertë e autentik, kujtoi kryeipeshkvi imzot Gallagher, ne mund të ndërtojmë vëllazërimin dhe miqësitë shoqërore të nevojshme për bashkëjetesën paqësore në shoqëritë tona pluraliste.

Sekretari i Selisё sё Shenjtё për Marrëdhëniet me Shtetet përfundoi duke cituar enciklikën e Papёs Françesku ‘Fratelli tutti’. “Si të krishterë ne kërkojmë që, në vendet ku jemi pakicë, t'u garantohet liria edhe atyre besimtarëve që nuk janë të krishterë , e po kështu  kërkojmë t'u garantohet liria fetare edhe të krishtërve në vendet ku janë pakicë. Në rrugën e vëllazërimit e tё paqes ekziston një e drejtë themelore e njeriut që nuk duhet harruar: është liria fetare për besimtarët e të gjitha feve”. Do të ishte "e mrekullueshme", tha imzot Gallagher, "sikur udhëheqësit e tjerë fetarë do të mund t’i thoshin të njëjtat fjalë frymëzuese ... Kjo mund të jetë një qasje interesante për t'u marrë parasysh".

18 nëntor 2020, 18:36