Kërko

Vatican News
Imzot Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit e President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit e President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë  

Imzot Frendo nё gjendje mё tё qetë, nesër kremton Meshën në repart me të sëmurët covid

Mbi gjendjen shëndetësore të kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipёrisё Imzot Frendo, Ipeshkvi Ndihmës i Kryedioqezёs Tiranёs Imzot Arjan Dodaj njofton se situata shëndetësore e Imzot Frendos është shumë stabel, po mbahet nën monitorim për mushkëritë, por është shumë e qetë. Nesër do të kremtojë Meshën në repart me të sëmurët covid.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvi Ndihmës i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj njofton se “ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit.

Situata është shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer aktiviteteve dhe jetes baritore”.

Per nje mesazhi ne telefon Ipeshkvi Ndihmës i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj njofton akoma se, "don David, sapo kam rifolur me Imzotin edhe tani dhe vazhdon përmiresimi. Për më tepër nesër do të kremtojë Meshën në repart me të sëmurët covid".

Imzot Arjan Dodaj njofton edhe për gjendjen shëndetësore tё At Bonaventura, nëpërmjet provincialit at Gianpaolo, e edhe At Bonaventura ka pasur një përmirësim të theksuar, nuk është në terapi intensive por është në repartin e specializuar covid.

Ndërkohë mbarё komuniteti Kishtar i Kryedioqezёs Tiranё-Durrёs vazhdon t’i lutet Zotit pёr shëndetin e shërimin sa më të shpejtë të bariut shpirtёror.

14 nëntor 2020, 17:16