Kërko

Vatican News
2020.11.03 30 anni dalla prima Messa durante il regime comunista in Albania 2020.11.03 30 anni dalla prima Messa durante il regime comunista in Albania 

Dom Vlash Palaj: 30-vjetori Meshёs parё e 4-vjetori Lumnimit tё Martirёve, ngjarjet kishtare e kombëtare

Dom Vlash Palaj, këto dite me gёzim dhe mirënjohje kremtojmë dy ngjarjet kishtare e kombëtare: 30-vjetorin e Meshёs sё parё e 4-vjetorin e Lumnimit tё Martirёve, ngjarje tё njё dёshmie historike tё atyre qё dhuruan jetёn pёr Fe e Atdhe, e dhuruan jetёn edhe pёr liri e demokraci, pёr Shkodrёn, pёr mbarё Shqipёrinё, qё mbushin shpirtin me shpresё e vullnet tё mirё.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike e kryedioqezёs metropolitane Shkodër-Pulit dhe tё gjitha Kishat dioqezane tё Shqipërisë  në festë pёr dy ngjarje kishtare e kombëtare:

30 vjetorin e “Meshës së parë”, kremtuar mё 4 nëntor 1990, nё periudhën e regjimit komunist, nga dom Simon Jubani, nё varrezat e Rrmajt nё Shkodër dhe

4 vjetorin e Lumnimit të Martirëve, shpallur mё 5 nёntor 2016, nё Kishën Katedrale tё Shёn Shtjefnit nё Shkodёr.

Me rastin e kёtyre dy ngjarjeve kishtaro-kombёtare, pranё selisё sё Kryedioqezёs sё Shkodrёs, sot mё 3 nёntornё ora 18.00 tek Salla Kardinal Koliqi, mbahet konferenca mbi 30 vjetorin e “Meshёs sё parё”.

Nesër mё 4 nёntor, nё ora 16.00, do tё kremtohet Mesha solemne nё Katedralen e Shkodrёs me Kardinal Ernest Troshani dhe ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë. Pas Meshёs, do tё mbahet procesioni drejt varrezave tё Rrmajve, ku do tё mbahet lutja dhe bekimi i mozaikut tё ‘Krishtit tё Ngjallur’ - “Christus vincit” dhe nderimi i atyre që u sakrifikuan për Fe e Demokraci nё Shqipёri.  

Famullitari i Katedrales sё Shkodrёs, dom Vlash Palaj, thotё se këto dite me gёzim dhe mirënjohje kremtojmë dy ngjarjet kishtare e kombëtare: 30-vjetorin e Meshёs sё parё e 4-vjetorin e Lumnimit tё Martirёve, ngjarje tё njё dёshmie historike tё atyre qё dhuruan jetёn pёr Fe e Atdhe, qё dhuruan jetёn edhe pёr liri e demokraci, pёr Shkodrёn, pёr mbarё Shqipёrinё, ngjarje qё mbushin shpirtin me shpresё e vullnet tё mirё.  Po mё hollёsisht nё mikrofonin e radio Vatikanit – Vatican News, ta dёgjojmё njoftimin qё na dha, dje mё 2 nёntor, famullitari i Katedrales sё Shkodrёs, dom Vlash Palaj..

Nё mikrofonin e radio Vatikanit – Vatican News, famullitari i Katderales sё Shkodrёs, dom Vlash Palaj
03 nëntor 2020, 10:38