Kërko

Vatican News

Imzot Arjan Dodaj: Koha e Ardhjes dritё shpirti, festa Flamurit kthim tek rrёnjёt e identitetit

Në një reflektim për Kohën e Ardhjes, që fillon të dielën, më 29 nëntor, një ditë pas Festës së Flamurit, ipeshkvi ndihmës në kryedioqezën metropolite Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, u bën thirrje besimtarëve të kthehen kah vlerat e vërteta e kah Zoti, edhe për të dalë më të mirë nga pandemia e koronavirusit. Koha e Ardhjes të jetë dritë, Festa Flamurit tё na kujton rrёnjёt e vlerat e kombit

R.SH. - Vatikan

“Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe”: kjo frazë e Biblës është lajtmotivi i reflektimit të ipeshkvit ndihmës në kryedioqezën metropolite Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodajt, në prag të së dielës së parë të Kohës së Ardhjes që sivjet, për shqiptarët, përkon edhe me Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Duke pasur parasysh periudhën, në të cilën jetojmë e pandeminë e koronavirusit, me pasojat e saj të rënda edhe mbi popullin shqiptar, imzot Dodaj u bën thirrje besimtarëve të kthehen kah vlerat e vërteta e kah Zoti, që nga kjo errësirë të ecin drejt dritës së Krishtlindjes. E nuk i shpëton edhe rastësia e këtij viti, në të cilin Koha e Ardhjes nis vetëm një ditë pas Festës së Pavarësisë, me ftesën për t'iu kthyer tek rrënjët tona, tek identiteti e uniteti i etërve tё kombit. Ta dëgjojmë  imzot Arjan Dodajn…

Arjan Dodaj: Koha e Ardhjes të jetë drita, që na ndihmon të dalim nga errësira e pandemisë
27 nëntor 2020, 11:37