Kërko

La croce con stazioni della Via crucis, scolpite in uova di emù, dono del artista croato Zoran Lucic al Pontificio collegio croato di San Girolamo a Roma La croce con stazioni della Via crucis, scolpite in uova di emù, dono del artista croato Zoran Lucic al Pontificio collegio croato di San Girolamo a Roma 

Me 6 nëntor kalendari kujton Shën Leonardin e Noblakut, vetmitar

Leonardi lindi në Gali në kohën e perandorit Anastasi, në një familje fisnike frankësh, miq të mbretit Klodoveu. Në rini nuk pranoi të hynte në radhët e ushtrisë e nisi të ndjekë pas Shën Remixhin, kryeipeshkvin e Reimsit, i cili kishte marrë nga mbreti lejen të lironte të burgosurit, që do të takonte gjatë shtegtimeve të tij. Kjo leje iu dha dhe Leonardit e edhe ai liroi një numër të madh nga këta fatzinj.

R.SH. - Vatikan

Me 6 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Leonardin e Noblakut, vetmitar. Burimi më i vjetër, në të cilin flitet për Shën Leonardin e Noblakut, është vepra ‘Historić”, shkruar nga Ademari di Shabanes rreth vitit 1028. Pak kohë më vonë, e pikërisht në vitin 1030, nisi të qarkullonte një vepër tjetër anonime me titull ‘Jeta e Shën Leonardit”, me elemente të theksuara përrallore, që megjithatë mbetet tregimi më i vjetër për jetën e Shenjtit.

Sipas këtyre burimeve, Leonardi lindi në Gali në kohën e perandorit Anastasi, në një familje fisnike frankësh, miq të mbretit Klodoveu, që u bë nuni i tij në pagëzim. Në rini nuk pranoi të hynte në radhët e ushtrisë e nisi të ndjekë pas Shën Remixhin, kryeipeshkvin e Reimsit, i cili kishte marrë nga mbreti lejen të lironte të burgosurit, që do të takonte gjatë shtegtimeve të tij. Kjo leje iu dha dhe Leonardit e edhe ai liroi një numër të madh nga këta fatzinj.

Ndërsa përhapej gjithnjë më shumë fama e shenjtërisë së tij, Leonardi nuk pranoi dinjitetin ipeshkvnor, ofruar nga Klodoveu e u nis për në Limozhë. Në sa shtegtonte nëpër pyllin e Pavumit, ndihmoi mbretëreshën, që e kishin kapur papritmas dhimbjet e lindjes. Falë lutjeve të Shenjtit, ajo nxori në dritë, në mes të pyllit, një djalë të bukur. Klodoveu, mirënjohës, i fali një pjesë të madhe të pyllit, për të ndërtuar aty një manastir.

Shenjti ndërtoi një oratorio në nderim të Zojës së Bekuar dhe ia kushtoi një nga elterët kujtimit të Shën Remixhit. Hapi, më pas, një pus, që u mbush mrekullisht me ujë. Rreth manastirit u vendosën shumë nga familjarët e Shenjtit, duke krijuar kështu një fshat të madh, që më pas do të quhej me emrin Shën Leonardi. Shenjti duhet të ketë vdekur në një vit të papërcaktuar, aty nga gjysma e shekullit VI. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën Qendrore, ku iu kushtuan shumë kisha e kapela.

06 nëntor 2020, 09:41