Kërko

Vatican News
Concistoro: Papa e cardinali Concistoro: Papa e cardinali  (Vatican Media)

Kisha katolike romake ka 13 kardinaj tё ri. Ja kush janё

Papa Françesku njoftoi, dje gjatё lutjes sё Engjëllit Tёnzot, mbajtjen e konçistorit të shtatë të papёnisё së tij, mё 28 nëntor tё ardhshëm, nё pragun e tё Dielës sё Parё tё kohës liturgjike tё Ardhjes, pёr krijimin e 13 kardinajve të rinj të Kishës së Shenjtë Romake.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku njoftoi, dje gjatё lutjes sё Engjëllit Tёnzot, mbajtjen e konçistorit të shtatë të papёnisё së tij, mё 28 nëntor tё ardhshëm, nё pragun e tё Dielës sё Parё tё kohës liturgjike tё Ardhjes, pёr krijimin e 13 kardinajve të rinj të Kishës së Shenjtë Romake. Ja kush janë kardinajtё e ri të zgjedhur nga Papa. 9 prej tyre janë zgjedhës dhe 4 përjashtohen sepse janë mbi 80 vjeç.

Mario Grech, 63 vjeç, ipeshkëv nderi i Gozos dhe Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve. maltez, në shtator 2020 zëvendësoi Kardinalin Baldisseri nё udhëheqjen e Sinodit.

Marcello Semeraro, 73 vjeç, ipeshkëv nderi i Albanos dhe Prefekt i ri – emëruar vetëm para pak ditësh - i Kongregatës sё Selisë sё Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve. Italian nga rajoni Puglia.

Antoine Kambanda, 62 vjeç, Kryeipeshkёv i Kigalit (Ruandë), ka qenë ipeshkëv i Kibungo nga 2013 deri më 2018.

Wilton Gregory, 73 vjeç, Kryeipeshkёv i Uashingtonit. Amerikan, ka qenë Kryeipeshkёv i Atlantës dhe ish President i Konferencës Episkopale të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs.

Jose Fuerte Advincula, 68 vjeç, Kryeipeshkёv i Capiz (Filipine), ka qenё Ipeshkëv i San Carlos nga 2001 deri më 2011.

Celestino Aos Braco, 75 vjeç, Kryeipeshkёv i Santiago de Cile. Pasardhёs i Kardinalit Ezzatit, një françeskan kapuçin.

Cornelius Sim, 69 vjeç, Vikar Apostolik i Bruneit, është ipeshkëv që nga viti 2004.

Augusto Paolo Lojudice, 56 vjeç, Kryeipeshkёv i Siena-Colle Val d'Elsa-Montalcino. Italian nga Roma, ka qenë ipeshkëv Ndihmës i dioqezës sё Romës nga 2015 deri më 2019.

Fra Mauro Gambetti, 55 vjeç, Epror i Rojtarisё sё Kuvendit të Shenjtë të Asizit, është shuguruar meshtar në vitin 2000. Italian.

Felipe Arizmendi Esquivel, 80 vjeç, Ipeshkëv nderi i San Cristobal de las Casas (Meksikë), është ipeshkëv nderi që nga viti 2017.

Silvano Maria Tomasi, 80 vjeç, Kryeipeshkёv titullar i Asolo. Pёr shumë vite ka shёrbyer si Nunc apostolik.

At Raniero Cantalamessa,  86 vjeç, Predikatar i Shtёpisё Papnore. Françeskan, nga rajoni italian Marche, ёshtë në shërbim si predikatar i Shtëpisë Papnore që nga viti 1980.

Enrico Feroci, 80 vjeç, famullitar i Shenjtërores sё Zojёs Bekuar ‘Divino Amore’ në Romë dhe ish-drejtor i Caritasit dioqezan. Është shuguruar meshtar në vitin 1965.

26 tetor 2020, 10:37