Kërko

Vatican News
2018.11.01 Tutti i Santi 2018.11.01 Tutti i Santi 

Gjithë Shenjtorët: lutje falënderimi

Të falënderoj, o Zot, për të gjithë shenjtorët/që Kisha i njeh, e që s’i njeh askush, /Ata, nga dheu, na tregojnë udhën për qiell….Të falënderoj për ata që janë atje lart, /e dhe për këta në tokë, që i kam krejt pranë/e sy nuk kam ta dalloj/madhështinë e tyre. /Të falënderoj për të gjithë: /ata që shndrisin rrethuar me rreze/e ata që për vete s’ jetojnë/e ditët e tyre dhurojnë në terrina, /në emër të dritës.

R.SH. - Vatikan

Gjithë Shenjtorët: lutje falënderimi

Të falënderoj, o Zot, për të gjithë shenjtorët

që Kisha i njeh, e që s’i njeh askush,

Ata, nga dheu, na tregojnë udhën për qiell….

Të falënderoj për ata që janë atje lart,

 e dhe për këta në tokë, që i kam krejt pranë

e sy nuk kam ta dalloj

madhështinë e tyre.

Të falënderoj për të gjithë:

ata që shndrisin rrethuar me rreze

e ata që për vete s’ jetojnë

e ditët  e tyre dhurojnë në terrina,

në emër të dritës.

Faleminderit për atë,

që jetën e shoi  për të tjerët,

pa u ndjerë e pa u dukur,

pa pritur asnjë shpërblim.

Për kë  e mbushi me forcë

të ligshtin e të varfrin,

me të duke ndarë pa ngurrim

petkun e shujtën e shpresën…

Faleminderit për kë përhapi

rreth vetes  besim e shpresë.

Atë që u ndesh krejt pa armë

në log të mejdanit me të keqen

e frikë  nuk pati nga vdekja!

Faleminderit për kë më mësoi

të thith aromën e Ungjillit

parfumin e dashurisë,

e për të gjithë ata,

që më mësuan

t’i shoh krijesat

me sy të kthjelltë e të mirë!

Si sytë e Krishtit.

U bëftë shenjtëria

rreth i përkryer rrezesh

mbi koka të tyre!

31 tetor 2020, 14:08