Kërko

2020.10.28 Don Gjovalin Simoni, sacerdote albanese 2020.10.28 Don Gjovalin Simoni, sacerdote albanese 

Dom Gjovalin Simoni: t'i lusim e nderojmё Martirёt shqiptarё

Dom Gjovalin Simoni, t'i lusim e nderojmё Martirёt shqiptarё ndoqёn Udhёn e Kryqit tё Krishtit. Nёnditёshi i pёrgatitjes shpirtёrore pёr festёn e Tё Lumёve Martirё do tё mbyllet me kremtimin e Meshёs solemne nё atedralen e Shkodrёs, mё 4 nёntor, qё sivjet bie nё pёrkim me 30-vjetorin e kremtimit tё Meshёs sё parё, nё kohёn e regjimit komunist, kremtuar nga dom Simon Jubani, mё 4 nёntor 1990.

R.SH. - Vatikan

Më 5 nëntor tё ardhshëm, Kisha katolike nё Shqipëri dhe nё trevat tjera shqiptare, do tё kremtojё solemnisht festën liturgjike tё Tё Lumve Imzot Vinçenc Prennushit me 37 shokë tjerё martirë, tё persekutuar gjatё periudhës sё errët tё regjimit komunist nё Shqipёri, festa e të cilëve na kujton thirrjen: “Bekuar qofsh, o Zot, Hyj besnik! Ti nuk i harron kurrë ata që dhurojnë gjakun për dashurinë tënde!”.

Edhe sivjet pёr kremtimin e festës tё kësaj aradhe tё Tё Lumve Martirësh, Kisha katolike nё mbarё Shqipërinë, ka filluar, mё 27 tetor, përgatitjen shpirtërore me Nёnditёshin e kremteve dhe tё lutjeve tё ndryshme.

Sipas dom Gjovalin Simonit, famullitar i komunitetit kishtar tё Dajçit Bregut tё Bunës,  Martirët e Kishёs katolike nё Shqipёri ndoqën Udhёn e Kryqit tё Krishtit, madje e imituan Shëlbuesin Jezus mbi Kryq, duke pësuar persekutime, mundime e tortura deri nё vdekje,  kёshtu e ofruan jetën e tyre pёr dashurinë ndaj Hyjit Atё dhe ndaj Atdheut e popullit tё Zotit nё Shqipёri. T'i lutemi Zotit, nëpërmjet ndërmjetësimit tё Martirёve, pёr tё nxjerr hire e bekime, pёr t'u bёrё përball kryqeve tё jetёs sё përditshme personale e familjare. Vetëm përmes lutjes, mund ta presim Zotin në zemrën tonë njerëzore, mund të fitojmë hirin e Tij, që na bën ta njohim të mirën e vërtetë.

Nёnditёshi i pёrgatitjes shpirtërore pёr festёn e Tё Lumёve Martirë do tё mbyllet me kremtimin e Meshёs solemne nё Kishёn Katedrale tё Shkodrës, mё 4 nёntor, qё sivjet bie nё pёrkim me 30-vjetorin e kremtimit tё Meshёs sё parё, nё kohёn e regjimit komunist, kremtuar nga dom Simon Jubani, mё 4 nёntor 1990. Nё Meshёn solemne tё 4 nёntorit tё ardhshëm do tё marrin pjesё ipeshkvijtë e Konferencës Episkopale tё Shqipёrisё dhe Kardinali shqiptar Hirёsia e Tij dom Ernest Simoni – Troshani.

Dom Gjovalin Simoni, famullitar i komunitetit kishtar tё Dajçit Bregut tё Bunës, kryedioqeza e Shkodër-Pultit, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News shpjegon domethënien e karakteristikat e festës sё këtij viti, ta dëgjojmë.....

Dom Gjovalin Simoni, famullitar i Dajçit Bregut tё Bunës, shpjegon domethënien e karakteristikat e festës sё këtij viti
28 tetor 2020, 16:32