Kërko

Vatican News
2020.10.07 Udienza Generale 2020.10.07 Udienza Generale  (Vatican Media)

Coronavirus: Papa, 'Ta mbajmë Rruzaren në duar dhe tё lutemi për të gjithë'

Papa: "Edhe sot, në këtë kohë pandemie, është e nevojshme të mbajmë Rruzaren në duar, duke u lutur për ne, për të dashurit tanë dhe për të gjithë njerëzit". Kёshtu tha Papa në audiencën e përgjithshme gjatë përshëndetjeve drejtuar besimtarëve polakë.

R.SH. - Vatikan

"Sot kremtojmë kujtimin e Zojës së Bekuar Rruzare. Zoja në shfaqjet dhe vegimet e saj shpesh ka nxitur e porositur lutjen e Rruzarës, veçanërisht përpara kërcënimeve që po shfaqen në të gjithë botën", kёshtu tha Papa në audiencën e përgjithshme gjatë përshëndetjeve drejtuar besimtarëve polakë e shtoi: "Edhe sot, në këtë kohë pandemie, është e nevojshme të mbajmë Rruzaren në duar, duke u lutur për ne, për të dashurit tanë dhe për të gjithë njerëzit".

07 tetor 2020, 11:25