Kërko

 Vendi i sulmit në Birmingham Vendi i sulmit në Birmingham  

Mbretëria e Bashkuar: mesazhi i ipeshkvijve katolikë e anglikanë

“Lutemi për paqen ndërmjet njerëzve e bashkësisë në Birmingam, pas një mori aksidentesh që ndodhën në rrugët e qytetit”. Kryedioqeza katolike Birmingamit i komentoi kështu therjet, gjatë të cilave një njeri humbi jetën e shtatë të tjerë u plagosën.

R. SH. - Vatikan

“Lutemi për paqen ndërmjet njerëzve e bashkësisë në Birmingam, pas një mori aksidentesh që ndodhën në rrugët e qytetit”. Kryedioqeza katolike Birmingamit, e udhëhequr nga kryeipeshkvi, Bernard Longley, është ndër të parat që i komentoi, në Twitter, therjet, gjatë të cilave një njeri humbi jetën  e shtatë të tjerë u plagosën rëndë në orët e para të së dielës. Fajtori,  një burrë 27 vjeç, u arrestua menjëherë. Gjithnjë kryedioqeza katolike botoi edhe një komunikatë të përbashkët me dioqezën anglikane: “Mendimet tona e mendimet dhe lutjet e shumë të tjerëve, janë me ata që vdiqën a u plagosën rëndë” - shkruajnë kryipeshkvi katolik, Bernard Longley dhe ipeshkvi anglikan, David Urquhart.

 “Lutemi edhe për familjet e miqtë e tyre si dhe për shërbimet e urgjencës e për të gjithë ata, që duhet të përgjigjen për këto ngjarje tronditëse”.

Komunikata përfundon me një thirrje: “Birmingami është qytet i madh,  me bashkësi të ndryshme, që punojnë së bashku e përballojnë sfida e larmi. Lutemi për paqen, që është pasuria jonë më e madhe”.

07 shtator 2020, 12:45