Kërko

Vatican News
Shenjtja Nënë Terezë Shenjtja Nënë Terezë 

Shenjtorët e javës 30 gusht - 6 shtator

Më 5 shtator, kalendari kishtar kujton Shёn Nënë Terezën, Ganxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën dhe Engjëllin e të varfërve. Po kёtё ditё më 5 shtator, bie edhe përvjetori i vdekjes së Shёn Nёnё Terezёs, që kremtohen në të gjitha Kishat e trevave shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që Shenjtja Nënë Terezë, u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.

R.SH. - Vatikan

E diel 30 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e 22-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën  Feliçin, meshtar dhe shën Adautin, të dy martirë. Nё pjesёn e Ungjillit te Mateut të dielës  22-të gjatë vitit kishtar, Jezusi u kumton dishepujve se do t’i duhet të vdesë e pastaj, të ngjallet. Pjetri kundërshton, rebelohet. Duket qartë ndryshimi ndërmjet planit të dashurisë së Atit Qiellor, që arrin deri në dhurimin e Birit të vetëm mbi kryq, për të shpëtuar njerëzimin, e shpresave, dëshirave dhe planeve të dishepujve. Kjo kundërvënie vijon edhe sot e kësaj dite: kur realizimi i jetës sonë ka për qëllim vetëm suksesin në shoqëri, mirëqenien e plotë shëndetësore dhe ekonomike, do të thotë se nuk arsyetojmë sipas Zotit, por sipas njerëzve. E të mendosh, ashtu si mendojnë njerëzit, do të thotë ta lësh mënjanë Zotin, të mos e pranosh planin e tij të dashurisë, gati-gati ta pengosh për të bërë vullnetin e tij të urtë. Prandaj Jezusi i thotë Pjetrit një fjalë shumë të rëndë: “Larg prapa meje, shejtan! Ti po më shkandullon!”. Jezusi na mëson se dishepujt s’kanë rrugë tjetër, përveç rrugës së Tij; ata duhet ta ndjekin gjithnjë pas Atë, të Kryqëzuarin.

Të hënën më 31 gusht, kalendari përkujton shën Aristin e shën Rajmondin.

Të martën më 1 shtator, kalendari përkujton shën Egjidin, abat, shën Viktorin, shën Sikstin e shën Jozuheun.

Të mërkurën më 2 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Albertin, shën Zenonin, martir i Nikomedisë.

Të enjten më 3 shtator, kalendari përkujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

Të premten më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozën e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës.

Të shtunën më 5 shtator, kalendari kishtar kujton Shёn Nënë Terezën, Ganxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën dhe Engjëllin e të varfërve. Kёtё ditё më 5 shtator, bie përkujtimi i kremtimit liturgjik dhe përvjetori i vdekjes së Shёn Nёnё Terezёs. E festa liturgjike kishtare  e shenjtes shqiptare kremtohen në të gjitha Kishat e trevave shqiptare dhe në mbarë botën, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që Shenjtja Nënë Terezë, u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.

Gjithnjë më 5 shtator, kalendari shënon kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë.

Të dielën e ardhshme më 6 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. . Po kujtojmë se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e muajit, që besimtarët e krishterë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

30 gusht 2020, 10:48