Kërko

Vatican News
2018.08.16 San Rocco Terziario francescano, Pellegrino e Taumaturgo 2018.08.16 San Rocco Terziario francescano, Pellegrino e Taumaturgo 

Shenjtorët e javës 16-23 gusht

E diel 16 gusht, Kisha katolike e ritit romak kremton tё Dielёn e XX gjatё vitit kishtar. Po sot mё 16 gusht kalendari kishtar përkujton shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë dhe shën Rrokun, shtegtar, festa e tё cilit kremohet në Shirokё, nё fshatin Novosellё tё Gjakovёs e shumё vende tjera.

R.SH. - Vatikan

E diel 16 gusht, Kisha katolike e ritit ropmak kremton tё Dielёn e XX gjatё vitit kishtar. Pasi festuam dje Zojën e Madhe, sot mё 16 gusht kalendari kishtar përkujton shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë dhe shën Rrokun, shtegtar, festa e tё cilit kremohet në Shirokё, nё fshatin Novosellё tё Gjakovёs e shumё vende tjera.

Tё hёnёn mё 17 gusht, kremtohen shën Euzebi, papë e martir e shën Kiara nga Montefalko, abateshë agostiniane.

Të martën më 18 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Agapiton, martir dhe shën Helenën, perandoreshë - e ëma e shën Kostandinit, tepër e rëndësishme për përhapjen e krishterimit.

Të mёrkurёn mё 19 gusht, përkujtohen shën Gjoni Eudes, meshtar e themelues i eudistëve, shën Siksti III, papë e shën Manjo, martir.

Të enjten mё 20 gusht, bie pёrkujtimi liturgjik i shën Bernardit, abat e dijetar i Kishës, shën Samuelit profet dhe shën Marisë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit.

Të premten më 21 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Piun X, papë.

Të shtunën më 22 gusht, përkujtohen Zoja Mbretëreshë, shën Timoteu, martir romak dhe shën Filip Benixi, meshtar.

Të dielën e ardhshme mё 23 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn 21-ta gjatё vitit liturgjik, e po mё 23 gusht kalendari përkujton edhe shën Rozën nga Lima, virgjër e terciare domenikane, shenjtorët Abondio, Ireneu, Qiriako dhe Arkelau, të gjithë martirë.

 

16 gusht 2020, 10:12