Kërko

 Memoriali i paqes në Hiroshima Memoriali i paqes në Hiroshima 

Hiroshima e Nagasaki: lutja e ipeshkvijve amerikanë për viktimat

Do të kujtohet, javën e ardhshme, bombardimi atomik i dy qyteteve japoneze, 75 vjet pas ngjarjes, nga më tragjiket në historinë e njerëzimit. Me këtë rast prelatët amerikanë bashkohen shpirtërisht me popullin niponik, për të kujtuar viktimat dhe thirrjen e Papës Françesku që t’i jepet fund prodhimit dhe përhapjes së armëve të shkarrimit në masë.

R. SH. - Vatikan

“Me rastin e 75-vjetorit të bombardimit të Hiroshimës e Nagasakit, më 6 e 9 gushtin e ardhshëm, ipeshkvijtë e SHBA-ve bashkohen në lutje me popullin japonez, për të kujtuar viktimat e edhe breznitë, që vijuan të paguajnë haraç të rëndë shëndetësor e ambiental” – kështu shkruan, në një notë, kryetari i Konferencës ipeshkvnore të SHBA-ve (Usccb), imzot José H. Gomez. Bashkojmë zërin me atë të Papës Françesku – vijon -  dhe me thirrjen e tij drejtuar liderëve tanë e atyre botëror, që t’i vijojnë përpjekjet për ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë, që kërcënojnë jetën e njerëzimit e të planetit”.

Të jemi luftëtarë të paqes

Duke kujtuar dhunën dhe padrejtësitë e së kaluarës, duhet të impenjohemi për të qenë  luftëtarë në luftën e fisme për paqen, ashtu si na do Krishti - shkruan akoma kryeipeshkvi i Los Angeles, që ripohon “urgjencën  për të kërkuar gjithnjë rrugën e paqes, larg përdorimit të luftës si mjet për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet kombeve e popujve”.  Është për t’u kujtuar se me rastin e përvjetorit, Komisioni për Drejtësi e Paqe i Konferencës ipeshkvnore amerikane, e shpalli 9 gushtin  Ditë kombëtare të lutjes, studimit dhe aksionit për çarmatimin bërthamor. Për këtë qëllim kanali i Usccb vuri në dispozicion shumë materiale ndihmëse e informative. Dita do të kremtohet në përkim me dhjetë ditët e lutjes për paqen, organizuar çdo vit nga Kisha japoneze ndërmjte 6 e 15 gushtit. Nisma e ipeshkvijve japonezë nisi menjëherë pas ftesës për pajtim të Shën Gjon Palit II në Hiroshima, më 25 shkurt 1981, gjatë vizitës së tij historike në vend.

 

02 gusht 2020, 08:49