Kërko

Vatican News
 Katedralja franceze e Nantes Katedralja franceze e Nantes 

Shuhet zjarri i rënë në katedralen e Nantes

Një zjarr i furishëm dëmtoi rëndë katedralen e Shenjtorëve Pjetër e Pal në Nantes të Francës. Flakët shkatërruan plotësisht organon e madhe, shumë të çmuar.

R. SH. - Vatikan

Pak më shumë se një vit pas  zjarrit, që shkatërroi pjesën e sipërme të katedrales Notre Dame - Shën Maria e Parisit, zjarri  dëmtoi rëndë një kishë tjetër të dashur e të famshme franceze. Bëhet fjalë për katedralen gotike të Nantes, në veri-perëndim të Francës. Zjarrfikësit njoftuan se zjarri, i nisur nga rozeta, u shua. Tani për tani nuk dihen ende shkaqet e kësaj fatkeqësie të re, që e dëmtoi katedralen. E nuk është hera e parë! U dëmtua rëndë  edhe gjatë bombardimeve të vitit 1944.

Zjarri i vitit 1972

Nuk është, pra, hera e parë që katdedralja e Shenjtorëve Pjetër e Pal, në zemër të Nantes, dëmtohet nga zjarri. Më 28 janar 1972, çatia e katedrales gotike, ndërtuar  ndërmjet shekujve XV e XIX, u shkatërrua nga flakët, që shpërthyen në vijim të punimeve. U deshën 13 vjet, që të mund të rihapej për kultin, deri në maj 1985. Në vitin 2015, gjithnjë në Nantes, u dëmtua rëndë nga zjarri bazilika e Saint Donatien et Saint Rogatien.

Katedralja është monument historik

Katedralja është shpallur monument historik nga shteti francez. Puna për realizmin e ndërtesës u krye në vitin 1981, pas 47 vjet punimesh. Pati nisur që në vitin 1434 nga duka i Bretanjës, Gjoni V. Nga viti 1862 katedralja  mbi Loira u deklarua monument historik nga qeveria franceze. Navata e saj qëndrore është disa metra më e lartë se ajo e Shën Marisë së Parisit, djegur dy vjet e gjysëm më parë nga zjarri, që tronditi mbarë botën!

18 korrik 2020, 11:33