Kërko

Vatican News
 Fara e grurit Fara e grurit  (Pavlofox)

Shembëlltyra e Farës dhe Mbretëria së Zotit

Shembëlltyra e farës që hidhet, mbin e rritet, pa e ditur askush se si, na mëson se mbretëria e Zotit realizohet në historinë njerëzore ‘në fshehtësi’, pa iu dukur syve njerëzor.

R. SH. - Vatikan

Shembëlltyra e farës që hidhet, mbin e rritet, pa e ditur askush se si (Mk 4,26-29), na mëson se mbretëria e Zotit realizohet në historinë njerëzore ‘në fshehtësi’, pa iu dukur syve njerëzor e duke krijuar përshtypjen se nuk po ndodh asgjë e re nën këtë qiell. Realizohet vetvetiu, e njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndërtuar e as për ta rrënuar; për ta penguar e as për ta përshpejtuar. Njerëzit nuk mund ta ndalojnë kurrë rrjedhën e historisë: mbretëria vjen e do të vijë. Njeriu mund të bëjë vetëm një gjë: të lutet: “Ardhtë mbretëria jote”, e të presë me durim: “Të jeni të durueshëm, deri në ditën e ardhjes së Zotit” (Jak 5,7).

 Shembëlltyrat e mbretërisë së Zotit na kujtojnë se Jezu Krishti vlen shumë e, ndonëse ta ndjekësh nuk është aspak e lehtë, ia vlen të heqësh dorë nga çdo gjë tjetër. Zoti është margaritari i çmuar, që i jep vlerë të gjitha gjërave të tjera: familjes, studimit, punës, dashurisë njerëzore… vetë jetës. E Zoti nuk të merr asgjë. Zoti di vetëm të japë, kur ia kërkon.

 

12 korrik 2020, 12:20