Kërko

Vatican News
 Ipeshkvijtë australianë Ipeshkvijtë australianë  (Vatican Media)

Ipeshkvijtë katolikë e ortodoksë të Australisë luten për Shën Sofinë

Turqi: Shën Sofia xhami. Ipeshkvijtë katolikë e ortodoksë të Australisë: “Lutemi që, me kohë, vendimi të anulohet”.

R. SH. - Vatikan

“Nuk jemi politikanë, por barinj, të dërguar nga Jezu Krishti për t’ua shpallur paqen e Tij të gjithëve. Si vëllezër në Krishtin, bashkojmë zërin tonë me atë të shumë të tjerëve, në mbarë botën, duke shprehur pakënaqësinë lidhur me vendimin e kohëve të fundit, marrë nga Turqia,  për t’ia ndryshuar statusin Hagia Sophias, fillimisht vend kulti kristian e, në kohët e mëvonshme, monument i trashëgimisë kulturore botërore dhe simbol i përfshirjes së mbarë njerëzimit…”.

Nis kështu, komunikata e përbashkët e ipeshkvijve katolikë e ortodoksë  të Australisë, si reagim për vendimin e kthimit të Bazilikës së Shën Sofisë në xhami.Teksti nënshkruhet nga kryetari i Konferencës ipeshkvnore  australiane, imzot Mark Coleridge dhe nga kryepeshkopi Makario, primat i Kishës greko-ortodokse të Australisë.

“Kemi frikë - shkruajnë dy liderët fetarë -  se kjo do t’i thellojë tensionet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, në një çast kur duhet të vijojmë rrugën e dialogut e të kërkojmë terren të përbashkët. Kur idelogjia nacionaliste ndikon mbi vendimet politike, rruga e nisur çon vetëm në ndeshje, që nuk janë kurrë fryt i urtisë shenjte, të cilën e kërkojnë të gjitha fetë”.

24 korrik 2020, 12:14