Kërko

Imzot George Frendo, kryeipeshkёv metropolit i Tiranë-Durrësit e kryetar i Konferencës Ipeshkёvnore të Shqipërisë Imzot George Frendo, kryeipeshkёv metropolit i Tiranë-Durrësit e kryetar i Konferencës Ipeshkёvnore të Shqipërisë 

Imzot Frendo: duam njё shoqёri me ndёrgjegje morale

Elidon Dodaj bisedon me imzot George Frendo rreth emërimit tё tij nga Papa Françesku si anëtar tё Këshillit Papnor pёr Dialogun Ndërfetar, mbi rolin e feve nё Shqipëri dhe plagët qё cenojnë shoqërinë e sotme shqiptare si dhuna, droga, vrasjet e madje edhe vetëvrasjet e “vetëflijimi“ “pёr arsye besimi” nё emër tё Zotit. Ekziston rreziku kur një besim keqkuptohet, keq interpretohet e keqpёrjetohet.

R.SH. - Vatikan

Nё programin e djeshëm radiofonik, njoftuam se Papa Françesku emëroi, më 19 majin e kaluar, anëtarët e rinj të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar për 5-vjeçarin e ardhshëm. Ndër ta, edhe kryetarin aktual tё Konferencës Ipeshkёvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, njëkohësisht, kryeipeshkëv metropolit tё Tiranë-Durrësit. Siç tregon edhe vetё emri, Dikasteri i Selisё sё Shenjtё pёr dialogun ndёrfetar, kujdeset pikërisht pёr marrëdhëniet, pёr promovimin e dialogut dhe tё mirëkuptimit me fetё jo tё krishtera nё botё.

Imzot Frendo flet edhe pёr Kёshillin Ndёfetar nё Shqipёri dhe pёr misionin qё kanё besimet nё shoqёrinё e sotme shqiptare, nuk duhet tё kёnaqemi vetёm me faktin se “unё jam ok, ti je ok”, po duhet tё bёjmё njё hap pёrpara e tё ndërtojmë  njё shoqёrie me ndërgjegje morale, sepse sipas tij “ekziston rreziku kur një besim keqkuptohet, keq interpretohet dhe keqpёrjetohet”.

Argumenti tjetёr i bisedës sё Elidon Dodaj me Imzot George Frendon janё plagët qё e cenojnë shoqërinë shqiptare si dhuna, droga, vrasjet dhe vetëvrasjet, pёr arsye tё ndryshme e tejet tё dhimbshme, si ngjarja e rёndё e kohëve tё fundit qё ndodhi nё Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura pёr arsye besimi, pёr arsye “vetëflijimi “ nё emër tё Zotit.

Po mё hollёsisht pёr Kёshillin Papnor pёr Dialogun Ndёrfetar, çfarё pune bёn,  pse ёshtё zgjedhur edhe imzot Frendo nga Kisha katolike e Shqipërisë, pёr rolin e Kёshillit Ndёrfetar nё Shqipёri si dhe pёr plagёt e shoqёrisё shqiptare, ta dëgjojmë kryeipeshkvin e Tiranё-Durrёsit, imzot George Frendon nё mikrofonin e bashkёpunёtorit tonё nga Tirana Elidon Dodaj...

Ta dëgjojmë imzot Frendon nё mikrofonin e Elidon Dodajt.
08 korrik 2020, 11:02