Kërko

Vatican News
 St Thomas More St Thomas More 

Tomas Moro, njeriu që deshi të ishte në rregull me ndërgjegjen e vet

Shën Tomas More, lindi më 1478 e vdiq në vitin 1535. Kancelar i mbretit e humanist i mprehtë, dёshmoi në familje dhe në politikë një ndjeshmëri e një urti tё rrallë njerëzore e tё krishterё, njeri qё nuk e shitin e vet pёr interes.

R.SH. - Vatikan

Shën Tomas More, lindi më 1478 e vdiq në vitin 1535. Kancelar i mbretit e humanist i mprehtë, dёshmoi në familje dhe në politikë një ndjeshmëri e një urti tё rrallë njerëzore e tё krishterё, njeri qё nuk e shitin e vet pёr interes.

Tomas Moro, njeriu që deshi të ishte në rregull me ndërgjegjen e vet.

Një dritë ogurzezë ndizet në sytë e mbretit të Anglisë, Enrikut VIII, ndërsa dëgjon fjalët e të dërguarve. Vijnë nga Kulla e Londrës, ku mbreti ka mbyllur njeriun, që dikur ishte miku i tij më i mirë: Tomas Moron.

Është e treta herë që mbreti i nis njerëzit e tij për të biseduar me Tomasin, i cili duhet ta kishte kuptuar qëkur se durimi i mbretit ka kufi e se është e rrezikshme të ngulë këmbë në qëndrimin e tij armiqësor. E pra, edhe sot, më 14 qershor 1534, ai nuk e ka hapur fare gojën për t’iu përgjigjur të dërguarve të mbretit.

“Tradhtar!”, mërmëron Enriku VIII, duke shtrënguar fort dhëmbët nga inati. Po, para syve të tij, Tomasi është tradhtar nga më të rrezikshmit, sepse ai i pati besuar verbërisht. I joshur nga personaliteti i tij i fuqishëm, Enriku VIII e emëroi kancelar të mbretërisë, në mënyrë që ta lidhte ngushtë me pushtetin mbretëror. E Tomasi, njeri me mendje të ndritur e të kulturuar, bëri vepra të mëdha në udhëheqjen e shtetit… deri në vitin 1532, kur mbreti vendosi ta linte gruan, mbretëreshën Katerina e Aragonës, sepse nuk ishte e zonja t’i lindte një djalë. Sakaq Enriku merr një grua tjetër. Po Papa i kundërvihet divorcit, sepse arsyet nuk janë të pranueshme.

Një të marrë përgjigjen, Enriku vendos të ndahet nga Kisha e Romës e të vihet vetë në krye të Kishës së Anglisë, në mënyrë që të mund të ndahet nga gruaja sa herë të dojë, pa i dhënë llogari askujt.

22 qershor 2020, 13:29