Kërko

 Paray-Le-Monial  në Francë Paray-Le-Monial në Francë 

Qershori, muaji i Zemrës së Krishtit: historiku

Muaji qershor i kushtohet Zemrës së Krishtit. Në gji të ditëve të tij, edhe solemnieti i Zemrës së Shguruar të Zotit Jezus. Por, si duhet ta kuptojmë këtë devocion? Ku i ka rrënjët dhe domethënien biblike e teologjike? Është aktual? Apo praktikë e vjetëruar fetare?

R. SH. - Vatikan

Muaji qershor i kushtohet Zemrës së Krishtit. Por, si duhet ta kuptojmë këtë devocion? Ku i ka rrënjët dhe domethënien biblike e teologjike? Është aktual? Apo  praktikë e vjetëruar fetare?

Devocioni për Zemrën e Krishtit lindi në Francë, në Paray Le Monial, pas një serë vegimesh, që pati Shën Margerita Maria Alakok. Ajo, ndërmjet viteve 1673 e 1675, pau në vegim Krishtin, që i kërkoi të themelonte një festë në nderim të Zemrës së Tij:

“Dëshiroj që ti të më shërbesh si mjet, për të më hapur rrugën drejt zemrave njerëzore, që të mund ta kuptojnë dashurinë time. Zemra ime hyjnore  përvëlohet nga dashuria për njerëzit e nga dëshira për t’i pasuruar me thesaret e saj të paçmuara” - i pati thënë Zoti kësaj Shenjtoreje franceze, siç e dëshmoi ajo vetë pas vegimit. E ajo u bë mjet i Zotit, duke themeluar devocionin e Zemrës së Shuguruar: Solemnitetin, e muajin, që vijon”.

Kështu nisi t’i kushtohej qershori Zemrës së Krishtit, gurrë e pashterrshme mirësie, që dëshiron të përhapet e të komunikojë me njerëzit. Prej saj, siç kujtoi Shenjtorja vegimtare, burojnë tre përrenj të vrullshëm: “Mëshira për mëkatarët, dashuria për nevojtarët e drita për të drejtët!”.

18 qershor 2020, 09:17