Kërko

Vatican News
Krishti Shëlbues, Rio de Zhaniero Krishti Shëlbues, Rio de Zhaniero 

Më pëlqen Krishti juaj, po nuk më pëlqejnë disa të krishterë

Jezu Krishti vijon t’ua hapë zemrën edhe atyre, që ndryshojnë tepër prej Tij!

R. SH. - Vatikan

Mahatma Gandi pati thënë ca fjalë, që meritojnë të kujtohen: “Më pëlqen Krishti juaj! Çka nuk më pëlqen, janë disa të krishterë! Sepse ndryshojnë tepër prej Tij!”.

Nuk duhet ta kemi për zemër, Zemrën e Krishtit, vetëm ngaqë na thonë se ai është Biri i Zotit, por pse çdo fjalë e Tij është shumë më me vlerë, se të gjitha fjalët, që dolën e dalin nga gojët njerëzore. Është Fjalë, që na siguron pavdekësinë! E kjo të bind edhe më shumë se është i biri i Zotit. Nuk ka kurrë çati aq të mjerë, sa ta pengojë të hyjë brenda me gëzim, e as njeri aq të pavlerë, sa të mos mund ta mirëpresë! Krishti vijon t’ua hapë zemrën edhe atyre, që ndryshojnë tepër prej Tij! 

Nji uratё e lashtë, por gjithnji aktuale, nga nji libёr uratёsh, mes tjerash, thotё:

Ty, o Jezu, Bìr i Zotit,

Po t’adhroj me uzdajё e fé,

Jetё, visar per mue Ti jé.

17 qershor 2020, 09:05