Fjalët më të bukura, për Zemrën e Zojës
R. SH. - Vatikan
Nënë e të gjitha vuajtjeve tona! Zemra jote vuan me të tërë ata, që qajnë. Je shpresa e të gjithë atyre, që kanë humbur çdo shpresë. Je udha e historisë së shëlbimit!
Ma bëj zemrën time si Zemra jote, aq të bukur, aq të pastër, aq të papërlyer, aq të mbushur me dashuri e përvujtëri, që kështu të mund ta marr në zemrën time Jezusin, bukën e jetës!
Sa shumë mund të mësojmë nga zemra jote, o Zojë! Ti ishe përplot me Zotin, sepse jetoje e tëra për Zotin, ndonëse e quaje veten Shërbëtore e Atij të Lumit. Na mëso të ndjekim gjurmët e Zemrës sate të përvujtë!
Ti vijon të dukesh mes nesh. U duke në Lurdë, në Bac, në Salette, në Pontmain, në Beauraing, në Fatima…për të na kujtuar se ku je Ti sot, mund të jemi edhe ne një ditë, me ndërmjetësinë tënde! Ti je garancia e shëlbimit tonë!
Zoti mund të bënte një botë më të bukur se kjo: por sigurisht nuk do të ishte më e bukur, po të mungonte Zemra Jote!
Ti, model i shenjtërisë për ne, na prij në shtegtimin e fesë, duke na bërë gjithnjë më të bindur ndaj Fjalës së Zotit!
Zoti krijoi çdo krijesë – e Ti linde Zotin!