Kërko

Vatican News
 Shenjtorët Tomas More e Gjon Fisher Shenjtorët Tomas More e Gjon Fisher 

Fjalë të urta, nga Shën Tomas More

Ditën e festës liturgjike të Tomas More, po kujtojmë disa fjalë të urta, thënë në vitet 1400, që tingëllojnë si të ishin shqiptuar për kohët tona.

R. SH. - Vatikan

Ditën e festës liturgjike të  Tomas More, po kujtojmë disa fjalë të urta, thënë në vitet 1400, që tingëllojnë si të ishin shqiptuar për kohët tona.

Shkruan shenjti:

Nëse një mbret (qeveritar) urrehet e përbuzet nga nënshtetasit aq, sa të mos mund t’i sundojë ndryshe, veçse duke i katandisur në mjerim, duke përdorur dhunën, duke ua grabitur pasurinë, duke i trajtuar si kafshë, atëherë do të ishte më mirë të hiqte dorë nga sundimi.

Djalli… ky shpirt krenar… nuk mund të durojë ta tallë kush!

Sa e lehtë do të ishte ta fitoje bukën e përditshme, nëse etja për të grumbulluar para e disave, nuk do t’i katandiste të tjerët në varfërinë më të padurueshme!

Më duket se kudo sundon prona private, që i mat të gjitha sendet me  lakminë për para, është tepër e vështirë të ndërtohet një regjim politik i bazuar mbi drejtësinë ose mbi prosperitetin.

 Ju i lini fëmijët të rriten, që kur janë ende  të njomë, në kushte  të tilla,  që i çojnë fatalisht drejt një jete kriminale, e pastaj, i dënoni. Me fjalë të tjera, dënoni ata hajdutë, që i krijuat ju vetë!

22 qershor 2020, 12:53