Kërko

Vatican News
 Zoja e Këshillit të Mirë Zoja e Këshillit të Mirë 

Maji i Zojës: Ty të kushtohet sot Shqipnia!

Në ditën e nëntë të majit të Zojës, po kujtojmë një këngë të traditës, që tingëllon si të ishte shkruar për sot, kushtuar Marisë, me besimin e plotë se Ajo do të na nxjerrë nga Zoti hirin e një jete të re, pa sëmundje, pa ankth, pa frikë për të sotmen e të ardhmen, plot dritë e ngjyra, si maji i Saj!

R. SH. - Vatikan

Deh, Ti Nana e Këshillit të Mirë,

na e ndiej lutjen, t’kesh mëshirë!

Na prij me këshille, na prij me mësim

Zemrat na i lidh në bashkim!

Ti i mëshirës, Nanë, je thesari,

prandaj në Ty beson shqiptari!

Para Teje, në gjuj tue u ndalë,

Duem me u lidhë të gjithë n’një fjalë:

“Me kenë tutë, o Nanë, ç’me sot,

Bijt e Tu e të Lumit Zot!

Ty, o qiellve bukuria,

po të kushtohet sot Shqipnia!

Lutje poetike e traditës

08 maj 2020, 14:42