Kërko

Vatican News
2019.05.13 Mother of Medjugorje 2019.05.13 Mother of Medjugorje 

Maji i Zojës: “Rigoja nga qielli shëndetin njerëzimit të shqetë”

Lutje drejtuar Zojës në majin që i kushtohet, sivjet maj i sëmurë, që ndeshet me virusin vdekjeprurës…

R. SH. - Vatikan

O Zojë, ty po ta falim zemrën e shpirtin tonë! Na del zot në këto kohë të ngrysura, kur ecim si të verbër në shtigjet e vështira të jetës. Rigoja nga qielli shëndetin njerëzimit të shqetë, që të lyp dritë e ndihmë në këtë kohë kaq të trazuar, kur bota e madhe e virusi i vogël, krejt i padukshëm, ndeshen për jetë a vdekje! Nxirre nga Zoti hirin që të mos mbeten shkret shtëpitë tona, rrugët tona, kishat tona, bota jonë! E lute tënd Bir të mos largohet kurrë nga zemrat tona!

 Ti, Nëna e shëndetit, lëshoje një rreze shprese mbi njerëzimin e sëmurë! Kërkoji për ne Tënd bir, shëndetin e korpit mbi dhe - e shëlbimin e shpirtit, në Parriz!

05 maj 2020, 12:04