Maji i Zojës: “Pash gëzimin e Rrëshajëve, na e fal Parrizin!”
Kjo lutje tradicionale i drejtohet Zojës në zanafillën e Kishës, kur kremtonte, si ne sot, Rrëshajët e para, nësa Maji i saj numëron ditën e fundit.
R. SH. - Vatikan
“Nana e Pajtorja jonë,
Virgjina Mari!
Pash atë gzim që pate
ditën e Rrëshajëve
kur zbriti mbi Ty Shpirti Shenjt
e të mbushi përplot me dhurata
përmbi gjithë Apostujt,
Ty, që sot je në qiell
ngushëllimi i Engjujve e i Shejtënve
e streha e mëkatnorëve
po të lutemi:
‘Na del zot para Jezu Krishtit
në jetë e në vdekje!
E lutju që të na i hapë
në dy kapakët
dyert e Parrizit!’”.
30 maj 2020, 11:06