Kërko

 Nënë Tereza duke thënë Rruzaren Nënë Tereza duke thënë Rruzaren 

Maji i Zojës: Lutja më e dashur e Nënë Terezës

Po kujtojmë njërën nga lutjet e përditshme, që Nënë Tereza i drejtonte Zojës, duke e përsëritur nëntë herë rresht. Njihet si lutja e Shën Bernardit.

R. SH. - Vatikan

Lutje, Zojës

O e Shenjtnueshmja Virgjina Mari,

nuk asht ndie kurrë në këtë botë

që ndokush, tue pasë ardhë te Ti

me lypë ndihmën tande,

prej Teje të jetë kenë lëshue dore!

Trimnue, pra, prej kësaj shprese,

ngarkue me njëmijë mëkate

e me lot për faqe,

po dal përpara Teje

e tue përkulë ndër kambët Tueja,

po të lypi mëshirë!

Deh! Pra, o Nana e Birit Hyjnor,

mos e përbuz zanin tem,

po me mirësi tande ndieje e ndigjoje!

(Këtu kujtohet hiri që kërkohet nga Zoja)

 Amen

(Përkthyer në gjuhën shqipe nga françeskanët atë Jakob Marlekaj e atë Aleks Baqli)

 

02 maj 2020, 10:15