Kërko

Vatican News
 Flamuri i Bashkimit Evropian Flamuri i Bashkimit Evropian 

Maji i Marisë: Zoja në sport e në Flamurin evropian

Nuk ka fushë të jetës, ku të mos ndjehet prania e Nënës së Krishtit. Ndjehet edhe në jetën politike. E Ajo është e pranishme edhe në sport!

R. SH. - Vatikan

30 ditë me radhë e kujtuam Zojën e Bekuar me rrëfime të shkurtëra, që lidhen me jetën e saj, e me lutje, të traditës e të ditëve të sotme, që besimtarët ia drejtojnë Nënës së Krishtit, për t’i ndihmuar t’i mbartin mijëra barrët, që ua ngarkon jeta. Po sot, në përfundim të majit të Saj, po kujtojmë se për Nënën e Krishtit nuk mungojnë edhe kuriozitetet, që lidhen me fusha nga më të ndryshmet, nga sporti - tek politika.

Po kujtomë, pra, se e kaltra e bluzave të kombëtares italiane të futbollit, lidhet tërthorazi me kultin marian. Bluja savoja, e kaltra e thellë, ngjyrë zyrtare e monarkisë, e përdorur edhe për dekoratat e titujt më të lartë të nderit të mbretërisë, nuk është tjetër, veçse ngjyra e mantelit të Zojës,  ashtu si paraqitet në ikonografinë tradicionale.

E edhe ngjyra e kaltërt e Flamurit evropian si dhe 12 yjet, u frymëzuan pikërisht nga kulti marian, siç na e tregon vetë autori i bocetit, Arsene Hitz:

“Pata papritmas idenë të vija 12 yjet e Medaljes së Mrekullueshme të rrugës du Bac, në sfondin e kaltërt, ngjyrë e Virgjërës së Shenjtë. E projekti im i pranua njëzëri më 8 dhjetor 1955, ditë e festës së Zojës së Papërlyer”.

29 maj 2020, 12:20