Kërko

 Zoja, që zgjidh nyjet Zoja, që zgjidh nyjet 

Maji i Zojës: Zoja, që zgjidh nyjet

Në këtë ditë të majit, kushtuar Virgjërës Mari, po kujtojmë lutjen drejtuar “Zojës, që zgjidh nyjet”. Lajtmotivi: “Të ecim përplot me besim, kah froni i hireve!”, përkon plotësisht me praninë e Saj të veçantë mes nesh në këtë pranverë të jashtëzakonshme, “plot me nyje”, që presin të zgjidhen!

R. SH. - Vatikan

Meditim

Virgjër e Nënë e Zotit,

plot dhimbje e përdëllim:

ki mëshirë për mua, birin tënd

e zgjidhmi “nyjet”

(kujtoji, mundësisht…)

e jetës sime.

Të lutem eja tek unë,

siç bëre kur shkove

tek Shën Elizabeta.

Ma sill me vete Jezusin!

Ma mëso guximin, gëzimin

përvujtërinë, e ashtu si Elizabetën,

më mbush përplot me Shpirtin Shenjt.

Dua të jesh Nëna ime,

Mbretëresha ime, mikja ime.

Ty po ta fali zemrën

e gjithçka që më përket:

strehën, familjen,

gjithçka që kam në shtëpi e në shpirt.

Ty po të përkas përgjithmonë.

Vëre në kraharorin tim

Zemrën tënde,

e ajo do të bëjë gjithçka

që dëshiron Jezusi:

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!”.

22 maj 2020, 12:53