Kërko

Vatican News
2018.08.14 Papa Celestino V Papa Celestino V 

Më 19 maj kalendari kishtar përkujton Shën Çelestinin V papë

Papa Shën Celestine V ishte Papa i fundit i cili nuk u zgjodh nëpërmjet një konklave. Ishte Papë nga gushti deri në dhjetor të vitit 1294. Dha dorëheqjen, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm për rolin e Papës. Ai u kthye në jetën e tij të përvuajtur murgare dhe vdiq më 1295. Si një murg benediktin, që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç, ai jetoi si një vetmitar dhe ishte i njohur për spiritualitetin e tij.

R.SH. - Vatikan

Më 19 maj, Kisha katolike përkujton Shën Çelestinin V - Pjetrin nga Morrone, oshënar e Papë nga 29 gushti 1294 deri më 13 dhjetor 1294. Pietro Angeleri – ky ishte emri i pagëzimit të papës së ardhshëm – lindi në Isernia në vitin 1215. Prindërit e tij ishin fshatarë të thjeshtë. Studioi ndër benediktinët e Faifolit (Benevento) e më pas në Romë, ku u shugurua meshtar në vitin 1239.

Shumë shpejt mori leje të jetonte si eremit dhe u tërhoq në Malin Morrone. Fama e shenjtërisë së tij tërhoqi edhe shumë vetmitarë të tjerë, me të cilët Pjetri themeloi bashkësinë e “Eremitëve të Shën Damianit”, të cilët më pas, për nder të tij, u quajtën Çelestinët e vijuan jetën vetmitare murgarë deri në vitin 1807. 

Si vdiq Papa Nikolla IV, në prill të vitit 1292, dymbëdhjetë kardinajtë, që kishin shpëtuar nga turbullirat politike të kohës, u mblodhën në konklav, në Perugia ku vijuan të diskutonin për dy vjet me radhë, pa u marrë vesh për zgjedhjen e pasardhësit të Shën Pjetrit, derisa vendosën t’i japin Kishës si kryebari, pikërisht oshënarin Pietro nga Morrone, gati tetëdhjetë vjeç, i cili mori emrin Çelestini V.

Njeri i shenjtë dhe i përshpirtshëm, si e kuptoi se forcat politike të kohës deshën ta përdornin për interesat e tyre, Çelestini hoqi dorë nga papnia. Në vend të tij u zgjodh Papa Bonifaci VIII i cili, duke patur frikë se mbrojtësit e paraardhësit do të krijonin vështirësi në jetën e Kishës, e mbajti nën mbikëqyrje në Kështjellën e Fumone-s, afër Alatri-ti në Lazio, ku ish-Papa Çelestini V kaloi ditët e fundit të jetës në izolim të plotë, nga i cili e çliroi vdekja, që trokiti në qelën e tij murgarë më 19 maj 1296. U shpall shenjt nga Klementi VI, më 5 maj 1313.

                            Papa Shën Celestini V

Papa Shën Celestine V ishte Papa i fundit i cili nuk u zgjodh nëpërmjet një konklave (mbledhja e kardinalëve së bashku me qëllim zgjedhjen e Papës). Ai ishte Papë nga gushti deri në dhjetor të vitit 1294. Si një murg benediktin, që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç, ai jetoi si një vetmitar dhe ishte i njohur për spiritualitetin e tij. Meqenëse Kardinalët nuk mundën të vendosin për njeriun e duhur për të mbretëruar pasi vdiq paraardhësi i Celestin-it vdiq, ata ranë dakord për të zgjedhur një person i cili ishte një prift i thjeshtë. Papa ra dakord dhe thirri kardinalët në vendin ku jetonte (në vend që të shkonte vetë në Romë).

Kur Papa u mblodh së bashku me Kardinalët, Celestini V, me veshjen e tij të thjeshtë, ishte ulur mbi një gomar kapistallin e të cilit e mbanin dy murgë gjatë rrugës për në Romë. Dha dorëheqjen, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm për rolin e Papës. Ai u kthye në jetën e tij të përvuajtur murgare dhe vdiq më 1295. U kanonizua si shenjtor në vitin 1313 dhe eshtrat nderohen ende sot e kësaj dite. Në një mësim të tij Çelestini V thotë: “Gjithçka kemi në jetë, është dhuratë e Zotit!”.  Në qendër të jetës së Çelestinit V ishte gjithnjë Krishti, ishte Kryqi. Kryqi, e pajisi Shenjtin me vetëdijen e qartë të mëkatit, por dhe të mëshirës së pafundme të Zotit.

Më 4 korrik 2010, ndërsa vizitonte Sulmonën, Papa i nderit Benedikti XVI i pati ftuar të gjithë të jetojnë thjeshtë, sipas shembullit të Shën Çelestinit V, sepse një jetë e tillë siguron lirinë e mendjes e të zemrës. Kishës i kërkoi ta shpallë me guxim Ungjillin edhe në çaste përndjekjesh; besimtarëve, të shkëputen nga shqetësimet e tepërta për gjërat e përditshme: “… shpallja e qetë, e qartë dhe me guxim e mesazhit ungjillor, edhe në çaste përndjekjes, pa iu nënshtruar joshjes së modës, dhunës as imponimit; shkëputja nga shqetësimet për gjëra, si paraja e veshjet, duke u mbështetur fort në provaninë e Atit; vëmendja e kujdesi i posaçëm për të sëmurët në korp e në shpirt (cfr Lk 10, 5-9). Këto ishin edhe karakteristikat e papnisë së shkurtër e të vuajtur të Çelestinit V e këto, edhe karakteristikat e veprimtarisë misionare të Kishës në çdo epokë”, pati nënvizuar asokohe Papa Benedikti XVI.

19 maj 2020, 08:54